Muzika zbarkon ne Twitter
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Rrjeti social Twitter po bëhet gati të lançojë në fund të muajit shërbimin e tij muzikor. Aplikacioni i ri, që do të nisë fillimisht me telefonat celularë të Apple, do t’u mundësojë përdoruesve që të ndjekin artistët e tyre të preferuar.
Gjithashtu, në rrjetin social abonentët do të mund të ndajnë preferencat dhe sugjerimet me miqtë e tyre, si dhe të ndjekin rekomandimet e ofruara për artistët e tyre të parapëlqyer.
Rekomandimet e Twitter do të bazohen kryesisht tek artistët më të ndjekur dhe për rrjedhojë do të ketë ndryshime thelbësore me sistemet e rekomandimeve të softwareve të tjerë, që do ta bëjnë atë të Twitterit më personal.
Ka gjasa që të jenë vetë yjet e muzikës që do të sugjerojnë artistët e rinj që duhen ndjekur dhe kush e di nëse dikush do të mund t’i rezistojë tundimit për të mos “shitur” këshillat e tyre!
Muzika do të ofrohet në rrugë ‘streaming’ nga SoundCloud, një nga shërbimet muzikore më të përdorura nga përdoruesit e thjeshtë, por edhe nga kompanitë e specializuara në sektorin muzikor.