E anderruar nga vjershetoret e deshiruar nga zemrat e djeguna te disa pake atdhetareve, qe vuanin e dirgjeshin neper burgjet e errata e qe qanin e renkonin neper shkretinat e largeta te ndjekun e te debuar nga Atdheu i dashun, mvehtesia e Shqipenise na dukej te gjitheve si nje deshir i paarijshem, si nje dhurate teper e çmuarshme per varferine t'one, si nje peme e ambele e shijeshme, te cilen Perendia u a kishte ndaluar shqipetarevet te mjere. Me gjith deshiren e nxehte, me gjith adhurimin e thelle, qe kombi i yne ka ndegjuar kurdohere per lirine vehtore, robenia e gjate e zgjedha e dredhimet e Turqise, qe per aqe shume kohe kishin randuar mbi qafen e Shqipetarevet, kishin shutitun edhe, nde mos shuar, idhene e bashkimit e te mvehtesies ne zemrat e tyne.
Po! Edhe ata qe perpiqeshin e qe punonin, edhe ata qe vuanin e qe luftonin nuk e shihnin teper t'aferme, nuk e prisnin shpejt per shpejti diten e bardhe te mvehtesise s' atdheut. Deshirin e tyne te flakte e ruanin e ushqenin ne thelbin e zemravet te veta, anderren e tyne te lulezuare e fshihnin ne thellesinen e kujtimevet te veta, po nuk kishin teper shprese se do t'a arrinin ata vete idealin e shenjte, te cilit i kishin falun e kushtuar fuqine, mendjen, qetesine e trupit e gjane, e jeten e vet! Keshtu punonin e perpiqeshin atdhetaret tane: mundimet e te vishtirat, qe pesonin, i hiqnin e i vuanin per bijat e nipat e tyne; e me gjakun e vlefshem, qe derthnin pa pushim e pa kursim, e dinin mire se nuk do te vaditnin e nuk do t'ushqenin nje lule, me eren e te ciles, do te kenaqeshin e do te defrenin.
Mire po ne jeten e kombevet si edhe ne jeten e njeresvet ndodhin hera-here disa rasa te papandehuna, qe trazojne rrjedhen e punevet e pjellin disa ngjarje, qe as nuk i prisnin as nuk i shpresonin. Ashtu na ngjau edhe neve motin qe shkoi, mot i mbushun me brenge e me pesime, po qe, nde mest te trazimeve e te ligavet te panjehuna, na solli edhe nje te mire te pashpresuare e te paçmuarshme, domethane, lirine, bashkimin, mvehtesien e Atdheut!E mesyeme e rrahune ne te gjitha anet, e mundene e shtypune, ne te gjitha luftat, Turqia po hiqte frymen e fundit n'Europe. Shqipenia, qe, po m'ato dite, kishte dale nga nje kryengritje e rrebte e pergjakshme, ndodhej e lodhune e papregatitune e gjendej ne rrezik te math. Viset e saja u shkelen, pothuaj te gjitha nga te huajt e bijat e saj, te mahnitun nga rrufeja e zjarrte, qe shkrepi e u zbras mbi koken e tyne, nuk dinin se nga t'ia mbanin.
Po Perendia nuk e kishte thane qe te shuhej fare plangu jetik i Burrit e i Skanderbeut, qe te shdukej nga faqja e botes kombi shqipetar i vjeter, e po m'atehere, kur anmiqet tane na kishin denuar per vdekje e po pregatiteshin te ndanin copa-copa Atdheun t'one te shtrenjte, ata, qe ushqenin ne zemrat e tyne idealin e mvehtesise, rroken flamurin te kuq e te zi ne dore e, pa veshtruar te liga e rrezike, u mblodhen ketu ne Vlone, ku delegatet e ardhune prej te gjitha viseve t'ona nxoren Shqiperine me vehte te lire e te bashkueme. Nuk asht sot dita te permendim neper sa te liga ka shkuar Shqipenia ne kete mot te gjate e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetem te shtonj se ne kete dite fatebardhe, qe do te mbetet e paharruarshme ne kujtimet e shenjta te kombit tone, lipset qe zemrat e te gjithe shqipetarevet te lidhen, te bashkohen, te bahen nje.
Duke kujtuar e duke kremtuar diten e sotshme duhet te perseritim prape besen qe i dhame shoqishoqit vitin qe shkoi; e duke sjellun perpara sysh rreziket e tmereshme, qe i vareshin Atdheut permbi krye, e shpetimin t'one te çuditshem, t'a forsojme dashunine e vellezenine e t'i japim doren njeni tjatrit per te mbajtun, per te rritun, per te shtuar mvehtesien e Shqipenise sone te dashun.T'a dijme mire se çarjet, zihjet, anmiqesite tona na turperojne perpara Evropes, e cila vitin qe shkoi nxitoi duke njohun me nje here mvehtesine tone; u shtojne rreziket vellezenvet tane te mjere, qe dite me tjatre po presin te lirohen nga zgjedha greke e te bashkohen me ne; e ma teper u thyejne zemren atyne fatzesve, qe paten rrezikun e math te mbeten jashte Shqiperise se lire.
Te betohemi pra edhe nje here mbi lirine e Atdheut, mbi varret e deshmoreve tane; t'i bajme therore perpara altarit t'Atdheut anmiqesite e smirat e zilite e poshtme e te lidhemi e te bashkohemi te gjithe me nje ment e me nje zemre qe te perpiqemi e te punojme tok, si vellezer qe jemi, per te sheruar plaget e Shqipenise e per te fshire lotet e atyne, qe qajne e renkojne mbi brenget e visevet te veta, qe u ndane nga trupi i Atdheut te perbashkem.