Myler Dortmundi do zbrese ne fushe me thike nder dhembe

Myler: Dortmundi do zbresë në fushë me thikë ndër dhëmbë

Kampioni i botës To mas Myler parash ikon një duel eksploziv në finalen e Kupës së Gjermanisë mes Bajernit dhe Dortmundit. mylerSulmuesi bavarez tha gjatë konferencës për shtyp të mërkurën se rivalët do të vijnë me thikë ndër dhëmbë kundër Bajernit të shtunën në Olimpiashtadion.

"Pa dyshim që ata do na presin me thikë ndër dhëmbë. Nuk ka asnjë rëndësi forma e tyre javët e fundit. Në një finale nuk të fal asgjë askush. Do ketë një ceremoni të madhe, stadiumi do jetë i ndarë në dy ngjyra, i verdhë dhe i kuq dhe pastaj do të prezantohet trofeu. Këto janë ndeshje shumë speciale dhe fakti që rivali përballë është Dortmundi, kjo e bën edhe më pikante", deklaroi 26-vjeçari, i cili, pas humbjes së penalltisë kundër Atletikos në gjysmëfinalen e Champions-it, i përgjigjet me një batutë pyetjes se kush do të godasë nga 11 metra në rast se gjatë ndeshjes Bajerni do ta ketë këtë mundësi:

"Nëse do të fitojmë një penallti dhe Levandovski do të jetë në fushë, atëherë do ta ekzekutojë ai. Për momentin, mua më duhet të stërvitem përsëri. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk do të godas më penallti". Më pas, Myler ndalet edhe tek ajo që pritet të ndodhë në finalen e Berlinit. "Bajerni e nis thuajse çdo ndeshje si favorit. Të dyja skuadrat kanë cilë- si të shkëlqyera. Unë nuk mendoj se ekipet do shijojnë shumë hapësira. Do të jetë pak si test durimi, por unë shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur për tifozët. Të fitojmë kupën është një objektiv i madh i sezonit". Ai pranon se një motiv ekstra do të jetë edhe përcjellja e trajnerit Guardiola nga Mynihu me një tjetër trofe:

"Nëse do të isha trajner, idealja do ishte që të largohesha me një trofe nga ndeshja ime e fundit". Dhe, në fund, "mullixhiu" komenton edhe rekordin e tij personal të golave: "Unë vazhdoj ta përsëris. Nëse statistikat e mia personale janë më të mira se të sezonit të shkuar, kjo nuk është diçka e rëndësishme. Ajo që është me të vërtetë e rëndë- sishme është që shokët rreth meje, mundësisht falë meje, të prodhojnë paraqitjen më të mirë dhe ne të fitojmë si skuadër. E di që tingëllon si klishe, por nuk ka vlerë për mua të shënoj 3 golat e një humbjeje 4-3. Do isha në humor të keq gjithë të dielën".

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama