Mynih 1860 i mbyll deren Rames por ofertat nuk i mungojne

Mynih 1860 i mbyll derën Ramës, por ofertat nuk i mungojnë

Valdet Rama ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Mynih 1860. Kontrata e mesfushorit shqiptar me klubin gjerman përfundon më 30 qershor dhe klubi as që ka ndër mend që t'ia rinovojë atë, pasi trajneri Runjaic nuk e sheh si element që mund t'i shërbejë për sezonin e ardhshëm.

ValdetRama

"Unë nuk kam bërë asnjë plan me Ramën. Kontrata e tij ka përfunduar dhe kjo çështje është e mbyllur", tha dje Runjaiç para gazetarëve.

Tashmë mesfushori shqiptar po bëhet gati për një aventurë të re, me shumë mundësi larg Gjermanisë. Futbollisti 28 vjeçar ka pasur oferta të ndryshme nga Zvicra dhe Turqia, ndërsa do të vendosë në ditët e para të korrikut se në cilin prej klubeve që e kërkojnë do të vazhdojë karrierën e tij.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama