“Ramazani është muaji i faljes, ta falim njëri-tjetrin, sepse gjithsecili ka dikë për të falur. Ky është muaji i dashurisë, ta duam njëri-tjetrin për hir të Krijuesit. Ky është muaji i mëshirës, ti mëshirojmë krijesat e Zotit, që të na mëshirojë Krijuesi ynë. Ky është muaji i ndihmës. Mos të mbetet njeri i varfër në këtë muaj”- tha Muça. Ndërkohë që muajin e Ramazanit e ka përshëndetur edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha i cili i uroi të gjithë besimtarëve myslimanë mbarësi në familjet e tyre.
‘Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të vecantë, agjeruesëve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj që sakrifca fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë”- thuhet në urimin e kryeministrit. Muaji i Ramazanit, muaji i agjërimit përkon me muajin e 9-të të kalendarit Islam, apo siç quhet atij hënor. Sipas Islamzimit muaji i Ramazanit është muaji kur ndahen e drejta nga e jo e drejta, e mira nga e keqja, rruga e drejtë nga ajo e devijuar.