NASA Jeta ne hapesire ndoshta ekziston

NASA: Jeta ne hapesire ndoshta ekziston
Agjencia hapësinore amerikane pritet të bëjë publike disa “zbulime të jashtëzakonshme”. E me sa duket nuk jemi të vetmit në univers. Edhe pak orë dhe misteri që prej kohësh ka shoqëruar njerëzimin do të sqarohet: a jemi të vetmit në univers? Jo, dhe kjo nuk është aspak një shaka: përgjigjen për këtë pyetje do e japë NASA. Ka një pritshmëri të jashtëzakonshme për konferencën e shtypit që Agjencia Hapësinore Amerikane do të mbajë në Uashington e që do të transmetohet drejtpërdrejt në internet. Por kjo pritje, ka bërë që në internet të shpërthejnë një sërë hipotezash të pagëzuara me emrin “Astronomy Hysteria”. E si mund të reagohej ndryshe ndaj asaj komunikate? NASA do të mbajë një konferencë për shtyp për të diskutuar një zbulim astrobiologjik që do të influencojë kërkimin e provave për jetën e qenieve jashtëtokësore”.

 Po të ishte 1 prilli, të gjithë do të besonin se bëhej fjalë për një shkaka, por ja që në atë që thuhet asgjë nuk ka lidhje me shakanë. Më kuriozët nuk lanë faqe pa hapur dhe linke pa klikuar në internet për të zbuluar diçka më shumë rreth asaj që pritet të bëjë publike NASA shumë shpejt. Pyetja e parë sigurisht që nis kështu: Çfarë është astrobiologjia? Të paktën këtë mister për momentin ekspertët e NASA-s e zbulojnë: astrobiologjia është shkenca që studion origjinën, evolucionin, shpërndarjen dhe të ardhmen e universit. Ethet e pritjes janë rritur shumë edhe mes panelit të agjencisë hapësinore që dërgoi njeriun në Hënë.

Pamela Condrad, për shembull është një gjeobiologe që ka shkruar një libër mbi jetën në mars. Felisa Wolf Simon, është një oqeanografe që ka kryer një studim shumë të rëndësishëm mbi fotosintezën jo përmes ujit, por përmes arsenikut: me pak fjalë për format e jetës, që të mund të zhvillohen edhe në mungesë të lëngut më të çmuar që ka “përkundur” evolucionin tonë. Steven Banner është një biolog, pjesë e “Team Tian” që ka studiuar Hënën e Saturnit, që deri më sot është gjëja më e ngjashme me tokën që shkencëtarët kanë zbuluar në sistemin tonë diellor. Në fund, James Elser, është një ekologjist i famshëm që ka marrë pjesë në një program të NASA-s të quajtur “Follow the elements” i destinuar për të studiuar karakteristikat kimike të ambienteve ku jeta evoluon.

Me pak fjalë, ka material plot për të pritur me ankth publikimin e risive të jashtëzakonshme që NASA mund të bëjë. Ndërkaq, për ardhjen e jashtëtokësorëve, bota po përgatitet seriozisht aq sa ka ngritur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara një komision të posaçëm me emrin “Office for Outer Space Affairs”, d.m.th zyra  për çështjet universale. Për më tepër, drejtimi i saj i është besuar astrofizikanes Mazgan Othman, që në rast të zbarkimit të tyre pritet të jetë si një lloj ambasadoreje për çështjet me njerëzimin. Gjithsesi, ajo që nuk duhet të harrojmë është edhe zbulimi i disa javëve më parë i ujit dhe akullit në anën e errët të Hënës.

Për më tepër, zbulimet e NASA-s nuk kanë hedhur ende poshtë zbulimet e robotëve binjakë “Rover” gjatë kalimit të tyre në mars në vitin 2005. I vetmi i “përkëdhelur” në këtë drejtim për momentin është Alexis Madrigal, eksperti i shumëvlerësuar i teknologjisë dhe shkencës që ka pasur mundësinë të lexojë më përpara artikullin e “Science” dedikuar zbulimit dhe marrëveshjen sekrete të NASA-s. Madje vetë Alexis i ka besuar “Twitter”-it gjithë skepticizmin e tij: “Më vjen keq të ndrydh gëzimin tuaj për mundësinë e ekzistencës të jetës jashtëtokësore. E lexova raportin: asgjë nga ajo që pritej”. Por kjo fjali e tij e ka arritur akoma më shumë ankthin për të zbuluar atë çka NASA do të thotë.
Komunikata

Alienët janë mes nesh dhe ndajnë të njëjtin ambient me ne. Me pak fjalë nuk do të vijnë vetëm nga planetët e tjerë. Këto janë fjalët e NASA-s përpara se të lajmëronte dhënien e një konference që nga titulli tregon gjithçka: “Një zbulim astrofizik që do të ketë pasoja mbi kërkimet e provave për jetën e jashtëtokësorëve”. Gjithsesi, kureshtja qëndron në faktin se zbulimi i Agjencisë Hapësinore Amerikane mund të tregojë për ekzistencën e një tjetër forme jete, edhe mbi tokë. Po cilat janë ato? Bëhet fjalë për krijesa-hije që zhvillohen paralelisht me qeniet njerëzore në ambiente që deri më tani konsideroheshin të pabanueshme. Kërkuesit kanë zbuluar një mikrob që arrin të jetojë në një ambient që deri tani konsiderohej vdekjeprurës për çdolloj forme jete.
Forma jete të panjohura më parë

Bakteri është gjetur në fund të Mono Lake, në Parkun Kombëtar të Yosemite, në Kaliforni, një liqen shumë i pasur me arsenik. Kjo krijesë përdor arsenikun për të mbijetuar. Sipas NASA-s dhe rrit perspektivën që një formë jete e re mund të ekzistojë në plante të tjera që nuk kanë atmosferën tonë.

Lewis Dartnell, astrobiolog i qendrës për shkencat planetare të Londrës ka nënvizuar: “nëse këta organizma përdorin arsenikun në metabolizmin e tyre do të thotë se ka forma të tjera jete, ndryshe nga ato që ne njohim. Janë aliene, por aliene që ndajnë të njëjtin ambient me ne”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama