Këto shpërthime, të cilat mund të ndriçojnë galaktikën për disa javë, lëshojnë sasi të mëdha dhe të qëndrueshme energjie. Karakteristikat e tyre përbëjnë mjete shumë të vlefshme për astronomët, të cilët masin në këtë mënyrë ndriçimin dhe distancën. Astronomët e dinin prej shumë dekadash se supernovat e tipit Ia e kanë origjinën nga mbetjet e një ylli, i cili shpërthen kur arrin një pikë kritike.
Por ambienti në të cilin ngacmohet shpërthimi, deri më sot ka qenë shumë pak i njohur. Por mbetet e paqartë se si zbulimi i fundit mund të ndryshojë të kuptuarit e shkencëtarëve për shpërthimet masive ndëryjore. Sateliti Swift u lëshua në orbitë në vitin 2004. Objektivi kryesor i satelitit është zbulimi i shpërthimeve të rrezeve gama, të cilat ndodhin në distanca më të largëta dhe lidhen me krijimin e vrimave të zeza. Deri tani rreth 200 supernova janë studiuar falë këtij sateliti.