NASA Me 2012-ne s`ka apokalips

NASA: Me 2012-ne s`ka apokalips
NASA ka theksuar se gjatë këtij viti, apo dhe vitin tjetër nuk do të ndodhë asgjë më shumë se solstici dimëror, si nata më e gjatë e vitit: “Nuk do të ketë apokalips”. Sipas Kalendarit të lashtë Maya, solciti i dimrit të ardhshëm do të shënojë fundin e një cikli 144 mijë ditor. Ky cikël, nis me krijimin e mitit Maya, dhe është përsëritur 12 herë. E 13-ta herë i bie në fund të vitit 2012, dhe mbyll ciklin 5 200 vjeçar të krijimit të kalendarit Maya.

Kjo datë, sipas këtij kalendari fsheh shumë mistere dhe shumë shprehen se do të jetë dhe shkatërrimi i planetit tonë. Shumë shqetësohen se shkatërrimi do të vijë përmes yjeve apo planeteve që do të zhvendosen në mënyra të tilla që të dëmtojnë Tokën, siç mund të jetë planeti Nibiru.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama