"Evropa' mbulohet nga një shtresë relativisht e hollë akulli, aty ndodhet një oqean në gjendje të lëngshme në kontakt me shkëmbinjtë në thellësi, është gjeologjikisht aktiv dhe bombardohet nga rrezatimet, që krijojnë oksidime dhe duke u përzierë me ujin formojnë një energji ideale për jetën", theksoi ai. Me kërkesë të NASA-s, misioni i propozuar fillimisht për eksplorimin e "Evropës" u rishikua për reduktimin e çmimit, sipas burimeve mediatike amerikane.
"JPL" në bashkëpunim me Laboratorin e Fizikës së Aplikuar në Universitetin "Johns Hopkins", në Maryland, në lindje të SHBA-së krijuan një projekt të ri eksplorimi të quajtur "Clipper", me një vlerë prej dy miliardë dollarësh. Projekti kishte si synim vendosjen e një sateliti në orbitën e Jupiterit dhe që do të kryente disa udhëtime rreth "Evropës" duke ndjekur shembullin e suksesshëm të sondës "Cassini", rreth "Titanit", hëna e Saturnit.