Nuk behet fjale per nje film fantastiko-shkencor por per nje projekt te vertete per te vertetuar nese ne Hene ka vertete gjurme uji ashtu sic beri te ditur India. Raketa Centaur do perplaset ne polin e jugut per te hapur nje krater 4 metra te thelle dhe me nje diameter 20 metra. Ne momentin e perplasjes do nisin vezhgimet e detajuara per materialin qe do te cohet ne atmosfere nepermjet anijes pa pilot “Lacross” qe do kaloje prane rese. Ky projekt eshte ideauar qe ne muajin qershor por vetem gjate diteve te fundit shkencetaret ndryshuan shenjestren, duke kerkuar nje vend ku ka me shume mundesi qe te gjendet uje.