NASA linje te re raketash per astronautet ne Hene

NASA, linje te re raketash per astronautet ne Hene
Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, bëri të njohura planet për linjën e re të raketave që do të çojnë astronautë në hapësirë pasi anijet e hapësirës janë hequr nga qarkullimi dhe programi i tyre është mbyllur. Shefi i NASA-s Charles Bolden e bëri të njohur sot planin e Sistemit të Hedhjeve në Hapësirë prej 35 miliardë dollarësh, duke thënë se NASA po ndjek sfidën e propozuar nga Presidenti Obama “për të qenë të guximshëm dhe për të patur objektiva të lartë”.

Raketa e parë pritet të ndërtohet dhe të zhvillohet prova me të deri në vitin 2017. Raketat do të ndërtohen në mënyrë të tillë, që të nxenë një ekip njerëzish, të cilët të qëndrojnë tek një kapsulë në pjesën ballore të raketës, sipas stilit të raketave të së kaluarës. NASA thotë se raketat do të kenë kapacitetin për të mbajtur objekte me peshën 100 tonë fillimisht dhe më pas deri në 130 tonë, shumë më tepër se anijet e hapësirës. Zyrtarët e NASA-s thanë se raketat do të jenë objektet fluturuese më të fuqishme që nga koha e raketës “Saturn Five”, që çoi në Hënë astronautët e misionit US Apollo.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama