NASA mision ne planetin e ngrire

NASA, mision ne planetin e ngrire

Pas nëntë vitesh në hapësirë dhe rreth pesë miliardë kilometrash të përshkuara, sonda kozmike amerikane "New Horizons" nis së shpejti misionin për studimin e planetit të vogël të akullt, Pluton. Mbrëmjen e djeshme, ora e kurdisur e ka "zgjuar" sondën e agjencisë NASA nga "gjumi elektronik". Observimi i Plutonit, që e ka diametrin vetëm 2 mijë kilometra, i satelitëve të tij dhe i trupave të tjerë në sistemin diellor të ngrirë, do të fillojë në muajin janar.

Plutoni gjendet në brezin "Kuiper", që është një rajon miniplaneteësh që rrotullohen rreth Diellit mbi Neptunin dhe që besohet se janë mbetje nga formimi i sistemit diellor para afro 4.6 miliardë vitesh. Prej vitit 2006, planeti Pluton nuk konsiderohet si planeti i nëntë në sistemin diellor.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama