Më shumë se 40 vjet pasi astronautët e fundit të Apollos janë larguar nga Hëna, agjencia amerikane e hapësirës, NASA nisi sondën LADEE (Lunar Atmosphere and Dust Environment Explorer) për të vëzhguar atmosferën e Hënës, një fenomen deri më tani i panjohur për shkencëtarët.
Kjo, pasi deri më tani mendohej se sateliti ynë nuk kishte atmosferë, por vëzhgimet e fundit të kryera me teleskop nga Toka dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës kanë nxjerrë në dritë një shkëlqim në horizontin lunar pak para lindjes së Diellit, gjë që është e pazakontë duke pasur parasysh që Hëna pa ajër nuk ka atmosferë për të reflektuar dritën e Diellit.
Vëzhgimet e mëtejshme treguan se sateliti i vetëm natyror i planetit tonë ka një atmosferë me dendësi të rrallë që e lidh me trupat e tjerë qiellorë të sistemit tonë diellor, dhe misioni i sondës LADEE e nisur nga baza e Ames, në Kaliforni ditën e sotme është pikërisht të njohë dhe të zbulojë përbërjen dhe kufijtë e atmosferës së brishtë hënore.