NASA permbytje telefonatash e e-mail-esh Bota nuk mbaron sot!

NASA, 'permbytje' telefonatash e e-mail-esh: Bota nuk mbaron sot!
Fundi i botës, sipas interpretuesve të kalendarit Maja, duhet të kishte nisur, nderkohe qe data 21 ka zbardhur e qete, e nje dite krejt e zakonte.Por paniku ka qenë kaq i madh, sa NASA i ka dedikuar një sektor të veçantë komunikimit me publikun për të sqaruar këtë çështje, duke nisur që nga e-mail-et dhe telefonatat, në transmetimin e intervistave të shkencëtarëve të agjencisë hapësinore, ku hidhen poshtë shkencërisht hipotezat se fundi i botës vjen sot.

NASA ka nisur të kontaktojë edhe me mediat, ku përgënjeshtron teorinë e fundit, pasi fluksi i telefonatave ka qenë jashtë çdo parashikimi. Vetëm dje është dashur një staf special për t’iu përgjigjur telefonatave. E njëjta përgjigje: Nuk është fundi i botës. Por, shumë kanë menduar ta shfrytëzojnë këtë ditë për të bërë pushim nga puna apo shkolla.

Sipas agjencive “Fox” dhe AP, disa shkolla në Miçigan janë mbyllur që dje pas shtimit të zërave për fundin e botës, por edhe “kërcënimeve”. Në fakt, dita e fundit e shkollës duhej të ishte sot, por qytetet Genesee dhe Lapper kanë postuar njoftime duke anuluar mësimin që të enjten. Sipas komunitetin arsimor në Lapeer, kanë qarkulluar zëra për “kërcënime potenciale” në shkolla. Por, edhe aktivitetet pas-shkollore janë anuluar, si sportet dhe praktika të tjera.

Ndërkohë në Nju Jork dhe Moskë të rinjtë festojnë. Të rinjtë në Nju Jork, në “nder” të apokalipsit, kanë vendosur njoftime në rrjetet sociale për organizimin e festave të çmendura, kryesisht seksi. Modelja Niki Ghazian tha për “The Post” se kishin vendosur të mblidheshin një grup miqsh e ta festonin me takime të reja çifti ditën e fundit. Në Midtaun, në klubin e bluzit B.B.King, organizohet festa “End of the Funking World Party”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama