NASA zbulon planetin kusheri te Tokes

NASA zbulon planetin 'kusheri' te Tokes

NASA njoftoi të enjten se ka zbuluar një planet, i cili ndodhet jashtë sistemit diellor dhe ka një madhësi të afërt me të Tokës. Elisa Quintana, hulumtuesja kryesore në Qendrën e Kërkimeve të NASA-s, ka thënë se planeti mund të konsiderohet më shumë si “kushëri” i Tokës sesa binjak, sepse ai rrotullohet rreth një ylli që është më i vogël se Dielli.

Ylli M që e ndriçon këtë planet dhe ka një madhësi të vogël dhe futet në klasën e yjeve xhuxh. Planeti i quajtur Kepler - 186f rrotullohet rreth këtij ylli të vogël dhe merr një të tretën e energjisë nga dielli i tij.

 

Kjo do të thotë që ky planet mund të jetë i ngrirë, ose i thatë si Marsi, duke mos pasur jetë në të. Por, ekziston edhe teza tjetër që në këtë planet mund të ketë ujë dhe sipas NASA-s, ky planet mund të jetë më i ftohtë se Toka dhe ka oqeane të cekët. Kepler-186f, planeti i ri është rreth 500 vjet drite larg nga Toka. Që kur është lançuar në vitin 2009, teleskopi Kelper ka konfirmuar ekzistencën e 961 planetëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama