NASA zbulon shenja jete ne Mars

NASA zbulon shenja jete ne Mars
Shkencëtarët e NASA-s, Agjencia Amerikane e Hapësirës, thonë se në planetin Mars mund të ketë pasur jetë. Të dhënat e mbledhura nga ‘Curiosity’ tregojnë se dikur ambienti në Mars, të paktën në disa zona të tij, ishte i ngrohtë, i lagësht, me elementet e nevojshme kimike që mund të mbështesnin forma jetë të ngjashme me ato të mikro-organizmave që jetojnë në Tokë.

Të dhëna e reja vijnë nga analizat e mostrave të pluhurit të gurëve në Mars, që tregojnë se Planeti i Kuq dikur ka qenë një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht që do të mirëpriste pa asnjë dyshim format mikrobiologjike të jetës. Sonda e NASA-s, Curiosity, ka shpuar në një shkëmb, pranë një zone që mendohet se dikur ka qenë shtrati i një lumi të lashtë në Mars dhe ka analizuar mostrën e pluhurit të nxjerrë nga brendësia e shkëmbit. Shkencëtarët thonë se mostrat e marra në gjirin marsian Yellowknife përmbajnë disa elementë kimikë kyç për jetën, duke përfshirë oksigjen, hidrogjen dhe karbon.

“Marsi është një mjedis i lashtë me elementet e duhura. Mineralet tregojnë se dikur Planeti i Kuq ka qenë një mjedis thuajse neutral, me ujë pak të kripur, me të gjitha parakushtet për të mbështetur jetën, mjedis i banueshëm”, – tha Michael Meyer, drejtori i programit për kërkime në Mars.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama