Sipas NYT-së Banka e Amerikës, “Merril Lynch” ka mbushur kamionëve me të holla dhe i ka dërguar në kufirin grek kështu që klientët mund të vijojnë të paguhen, po ashtu edhe punonjësit lokalë. Ford-i ka rikonfiguruar sistemet e tij kopjuterike në mënyrë që ata të jenë menjëherë në gjendje të trajtojnë një monedhë të re greke.
NYT-ja raporton se askush nuk e di se sa e gjërë mund të jetë vala tronditëse nga një dalje greke por bankat e mëdha amerikane dhe firmat konsulente kanë bërë një biznes të mirë duke këshilluar klientët e tyre koorporative të përgatiten për një ciflim të zonës së Euros.
“Ky veprim- shkruan gazeta- është një kontrast goditës me garancitë që vijnë nga politikanët evropiane që thonë se kriza është e menaxhueshme dhe se bashkimi i monedhës mund të vazhdojë”.
Të enjten, Banka Qendrore Evropiane do të konsiderojë masat që do të lehtësuar presionin mbi vendet e “uritura” për cash të Evropës. “JPMorgan Chase” siç duket s’bën përjashtim. Ajo tashmë ka krijuar llogari të reja për disa gjigandë amerikanë që janë të rezevuara për rastet nëse në Greqi rihyn Dhramia ose çfarëdolloj monedhe që do të mund të ketë sukses mbi Euron në vendet e tjera.
NYT-ja vlerëson se braktisja e Euros nga Greqia ka më shumë gjasa të krijojë trazira në tregjet botërore, të cilat kanë përjetuar problemeve periodike nga borxhet e Evropës, e që kanë shpërthyer kryesisht gjatë dy viteve të fundit. Ajo gjithashtu do të rrisë presionin mbi Italinë dhe Spanjën, fuqi shumë më të mëdha ekonomike që janë duke luftuar me problemet e borxhit të tyre.
“Është e sigurt të thuhet se disa kompani janë duke u përgatitur”,-tha Paul Dennis një menaxher programesh amerikan. Në një studim këtë verë, firma gjeti se 80 përqind e klientëve të anketuarve presin që Greqia të lërë zonën Euro, dhe një e pesta e këtyre vendeve pritet ta ndjekin. “15 muaj më parë, kur nisem të kërkonim për të ishte e paimagjinueshme”,-tha Heienr Leisten i cili drejton praktikën e sigurimit në “Boston Consulting Group” në Këhn të Gjermanisë.
Bankat dhe firmat konsulente janë të gatshëm për të porositur klientët dhe shumë kompani të mëdha gjithashtu nuk pranuan për të diskutuar planet e tyre rezervë, nga frika se mund të zemërohen klientët në Evropë, nëse bëhej e njohur se ata ishin menduar dështimin e Euros.
Bankat qendrore, si dhe Ministria e Financave të Gjermanisë, kanë qenë gjithashtu duke marrë parasysh implikimet e një dalje greke, por kanë qenë edhe më të fshehtë për planet e veçanta. Në Evropë, kompani si “Iberia Airlines” dhe “British Airways” kanë pranuar se janë duke përgatitur plane në rast të një dalje të Spanjës nga Euro-ja.