Ne shkrimin e botuar nga MAPO lidhur me varrezat, thuhej se ne projekt-marreveshjen e propozuar kohe me pare nga pala greke, tre varrezave fillestare te propozuara ne Dropull, Korçe dhe Permet, u shtohej edhe nje tjeter e tille ne Erseke. Burime diplomatike nga Athina deklaruan atehere per MAPO-n se çeshtja do te diskutohej ne dhjetediteshin e pare te korrikut, ne nje takim te rradhes mes delegacioneve perkatese. Njoftimet e mevonshme thone se ai takim u shty per shkak te kerkeses se pales shqiptare, e cila u deklarua e papergatitur per raundin e bisedimeve. Ne fakt, thone te njejtat burime, problemi nuk eshte logjistik, por thellesisht politik. Qeveria shqiptare po ndodhet nen nje trysni ne rritje te pales greke, per te miratuar pa i hequr asnje presje projektin e saj per kater varrezat. Nga ana tjeter, ajo ka gjithashtu friken se mos kjo levizje do te shkaktonte nje reagim te brendshem politik dhe mediatik qe do ta demtonte imazhin e saj publik.
Kjo dileme “egzistenciale” po bren prej kohesh marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise, te cilat, siç dihet, kane shume me teper probleme sesa ky i memorialeve te ushtareve greke. Njeri nder to, ai i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, duket se eshte mjaft i mprehte dhe akut. E ketu del ne skene pjesa tjeter e problemit qe lidhet po me varrezat greke. MAPO ka mesuar se fundi per nje detaj mjaft shqetesues diplomatik, qe zbulon shumeçka ne kete histori ku e shkuara duket se ka marre peng te ardhmen. Ne prill te ketij viti, zv.ministri i jashtem grek Theodoros Kasimis ka vizituar Tiranen. Nje vizite rutine, nga ato qe dy vendet kane shkembyer shpesh ne dy dekadat e fundit. Megjithate, gjate kesaj vizite ka ndodhur diçka qe mund te klasifikohet shume mire si nje akt i paster presioni e shantazhi diplomatik i pales greke mbi ate shqiptare. Burimet diplomatike ne Tirane na thone se gjate takimit qe zv.ministri grek Kasimis ka pasur me kolegen e tij shqiptare Edit Harxhi, ka folur edhe per problemin e projektit te varrezave greke ne Jug te Shqiperise.
Toni i ministrit lidhur me kete çeshtje ka lene pak vend per fantazi dhe lexim mes rreshtash. Ai ka qene sa i qarte, aq edhe cinik ne qendrimin e tij. Qeveria greke po ndodhet ne nje pozite te veshtire ne parlament, per shkak te mos-aprovimit nga ana shqiptare te projektit te varrezave, mesohet te kete thene Kasimis. Ne parlamentin tone, ka vazhduar ai, ka qarqe te caktuara jo vetem te djathta, por edhe te majta, te cilat e shohin si mjaft prioritare krijimin e memorialeve te luftes italo-greke ne token shqiptare. Per kete qellim, nese pala shqiptare nuk do te jape nje pergjigje te shpejte aprovuese per projektin qe kemi paraqitur, ne do ta kemi shume te veshtire ta paraqesim dhe ta kalojme Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE, parlamentin grek.
Me qarte se kaq nuk mund te kete. Gjuhe e drejtperdrejte, pa kthesa dhe nenkuptime, qe jep nje mesazh te vetem: na jepni kater varrezat, t’ju japim ratifikimin e MSA!
Mesohet se Kasimis ka marre nje pergjigje evazive dhe te paqarte nga delegacioni shqiptar. Qendrimi i tij ka lene te topitur palen tone, e cila, siç u pa ne muajt ne vijim, vazhdoi te kerkoje te fitoje kohe sa te mundet. Aq e vertete eshte kjo, saqe nese shohim se vizita e Kasimis eshte zhvilluar ne prill dhe ende sot, ne gusht, palet nuk arritur nje marreveshjes per çeshtjen e varrezave greke, do te kuptojme sesa ne pozite te veshtire ndodhet qeveria shqiptare ne lidhje me kete problem.
Nga ana tjeter, kjo nyje e habitshme e nje projekti varrezash, me nje votim marreveshjeje mes Shqiperise dhe BE ne parlamentin grek, perben nje rrethane mjaft shqetesuese per vete natyren e marredhenieve qe ka ndertuar nder vite vendi yne me fqinjin jugor. Te kushtezosh nje akt formal, si ai i ratifikimit te MSA (te cilen tashme e kane ratifikuar edhe vendet balltike), me krijimin e disa memorialeve qe per shumekend qe e sheh me sy kritik kete proces, nuk jane veçse “gure kilometrike” qe pervijojne harten e Vorio-Epirit ne Jug te Shqiperise, kjo do te thote te jesh me se paku i pasinqerte me palen tjeter. Aq me shume forcohet kjo bindje kur sheh deklaratat e perseritura te te gjitha qeverive greke te dhjete vjeteve te fundit, te cilat e kane percaktuar Shqiperine si nje partner strategjik ne politiken e tyre te jashtme, ashtu siç vendi yne e ka bere nje percaktim te tille prej kohesh. Nga ana tjeter, kjo politike zyrtare greke devijon dukshem nga angazhimet e perseritura qe pala greke ka marre para zyrtareve me te larte te Shqiperise ne me shume se nje rast, per te qene “akovati yne ne Bruksel”.
Edhe qeveria shqiptare nuk del e palagur nga kjo mesele e dyshimte diplomatike. Nese qeveria greke ngulmon per te marre firmen mbi marreveshjen e memorialeve greke, kjo do te thote qe ajo e ka marre tashme prej kohesh angazhimin verbal te Tiranes. Fakti qe qeveria jone vazhdon te lekundet mes presionit grek dhe frikes per reagimin e opinionit publik ne Shqiperi, nuk e shfajeson aspak ate. Nje vendim i qarte politik duhet marre: te kundershtohet kerkesa greke, apo te aprovohet ajo, megjithe pluset dhe minuset e çdo varianti.
Ky incident i panjohur diplomatik vjen e rreshtohet ne nje sfond marredheniesh qe kane njohur mjaft probleme ne vitet e fundit, megjithe gatishmerine e lexueshme te kryeministrit Berisha per te mbajtur marredhenie preferenciale me “mikun” Karamanlis.
Dosja e marredhenieve shqiptaro-greke vijon te jete e “infektuar” me problemet e Himares, ato te shkollave, dyshtetesise se refugjateve tane dhe natyrisht te memorialeve te Luftes se Dyte Boterore. Ne momentin qe kesaj liste i shtohet edhe nje kercenim per te bllokuar MSA tone ne parlamentin grek, situata behet edhe me delikate. Per sot dhe per neser.