Na kerkuan Myler per shifra te cmendura

Na kërkuan Myler, për shifra të çmendura

Bajern Mynih i ka thënë "jo" gjatë vitit 2015 një oferte për Tomas Myler. Bavarezët kanë vendosur të mbajnë lojtarin edhe pse shifrat kanë qenë aq të larta, saqë shefi ekzekutiv i klubit, Karl Hainc Rumenige, nuk ngurroi t'i cilësonte "të çmendura".

Tomas Myler

Oferta erdhi nga Mançester Junajtid, por për klubin bavarez, Myler ishte shumë i rëndësishëm, jo vetëm për rolin që kishte në skuadër, por edhe për vetë faktin që ai është një lojtar i cili ka dalë prej akademisë së Bajern Mynihut.

"Tomas Myler është një lojtar që doli prej akademisë së Bajern Mynihut, i lindur afër Mynihut dhe i formuar këtu. Ai është një hero i fansave", u shpreh Rumenige. Ndaj pavarësisht ofertave të majme që vijnë për lojtarin, duke sikur ai nuk do të jetë në shitje edhe për shumë kohë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama