Naomi Campbell ne pranga pasi shan dhe gjuan policin

Naomi Campbell në pranga pasi shan dhe gjuan policin
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia BBC në uebsajtin e saj në internet. “Viktima e fundit” e kaosit në terminalin 5 të Heathrow, por mbi të gjitha, e sjelles së keqe është Naomi Campbell. Top-modelja 37-vjeçare është shoqëruar në pranga në sallën e pritjes së British Airways pasi kishte sulmuar dhe kishte pështyrë disa herë një agjent policie, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar top-modelen, që po i bërtiste stafit të kompanisë ajrore.

Kur kishte ndërhyrë policia, ajo po shante me libër shtëpie, stafin e kompanisë së avionit BA269 për Los Angelos në orën 16.00, duke i akuzuar se i kishin vjedhur një prej valixheve të saj. Sipas dëshmitarëve ajo u kishte thënë shprehje të papërsëritshme personelit të avionit. Në fund, avioni kishte bërë ulje me një orë e 30 minuta vonesë. Ndërkaq, Campbell ka deklaruar për një të përditshme britanike: “Më duhet gjithmonë të luftoj për veten dhe të drejtat e mia.

Më arrestuan sepse jam zezake”. Vitin e kaluar ajo kishte pasur një tjetër precendent me një prej avionëve të British Airways, në të cilin pretendonte të ngjitej dhe pse kishte arritur 11 minuta para se avioni të bënte ngritjen në ajër. Në atë periudhë Campbell ishte kufizuar vetëm me një “Ju nuk e dini kush jam unë...”. Vitin e kaluar një gjykatë e kishte dënuar me pesë ditë punë të detyrueshme pasi kishte gjuajtur me telefon kamerrieren e saj. Kush e di se çfarë do të na rezervojë radhën e ardhshme top-modelja britanike?!

Nga Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama