Nata e 9 Janarit Pse deshtoi operacioni i shpetimit ne det

Nata e 9 Janarit: Pse deshtoi operacioni i shpetimit ne det

Zbardhet kronologjia e plotë e tragjedisë së 9 janarit 2004, ku humbën jetën 29 persona.

Teksa familjarët e personave që humbën jetën përkujtuan 10 vjetorin e tragjedisë, gazeta “Shqiptarja.com” sjell për herë të parë kronologjinë mbi ngjarjen e jashtëzakonshme për mbytjen e dy gomoneve.

Dokumenti i datën 14 janar është përpiluar 5 ditë pas tragjedisë së rëndë, nga Komandanti i Diskriktit të Dytë Dedar Ilir Manco, shefit të shtabit të këtij distrikti Artur Meçollari dhe Shefit Operacional dhe Stërvitjes Subi Zeneli.

Dokumentacioni ndodhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Vlorës, ndërkohë ky dokument është tepër i kontestueshëm nga familjarët e viktimave të 9 janarit, pasi sipas tyre ora kur është marrë njoftimi i parë për gomonen, ka qënë 17:30 nga posta e Dhërmiut dhe jo 19:40 siç raportohet në kronologjinë e tre ushtarakëve. Gazeta boton sot për herë të parë kronologjinë e operacionit të kërkim-shpëtimit forcave Italiane dhe të ushtrisë Shqiptare e cila sorollatet në det dhe s’jep asnjë rezultat. Njoftimi është marrë në mbrëmjen e 9 janarit ndërkohë trupat ugjetën në orën 10 pa 20 minuta të datës 10 janar 2004.

Në orën 19:40 OGI e D2D u njoftua nga rendi Vlorë se në Traversë të rrugëve bardha, ndodhet një objekt i vogël që rrezikohet të mbytet dhe kërkon ndhihmë. Në orën 19:41 ky informacion ju raportua SH.SH D2D. Pas një minute SH.SH D2D komunikon me Rendi Vlorë(Zyra Operacionale) dhe I kërkon të gjejnë numrin e telefonit të atij personit që njoftoj në rend. Ora 19:45 OGI e D2D i kërkon informacion palës italaine në Sazan  mbi këtë të dhënë…

Në orën 19:47 Rendi Vlorë mori në telefon SH.SH D2D dhe i dha numrin e tel 0692250xxx,duke i thënë se është një gomone në rrezik në perëndim të rrugëve të bardha. Në orën 19:48 SH.SH D2D nga tel me nr.03324xxx foli në tel me numrin 0692250xxx që ishte në gomome. Personi në telefon tha se ndodheshin në veri-perëndim të rrugëve të bardha, u ishin fikur motorat dhe prisnin ndihmë. SH.SH D2D u tha se një anije është nisur në drejtim të tyre, prandaj duhet të ruajnë gjakftohtësinë dhe të qetësojnë njerëzit në gomone. Në telefon dëgjoheshin të thirura njerëzish dhe zhurma e dallgëve të detit. Pas kësaj në orën 19:49 SH.SH D2D komunikoi situatën komandantit të Flotës Detare, i cili dha urdhër të jepet kushtrim anijes së gatshme. Në orën 19:55 OGI e D2D i dha kushtrtim anijes së gatshme R-224 e cila ndodhet në Sazan, duke përcaktuar rajonin e vendodhjes së gomones së ka kërkuar ndihmë. Urdhëri u dha nga komandanti i Flotës Detare…

Në orën 20:10 PSV 18 njofton se doli nga baza e Sazanit një anije e Financës Italiane GF 1687 dhe një tjetër anije RBI CP251. Në orën 20:12 SH.SH D2D nga numri i tij i celularit  0682216xxx mori në telefon nr.0692250xxx dhe pyeti për gjëndjen e gomones.RBSH ishte duke shkuar në drejtim të tyre. Pyetjes së sa njerëz ishin në bord ai nuk ju përgjigj. SH.SH D2D e këshilloj atë të mos e përdorte shumë celularin se do ti duhej më vonë. Pas kthimit të dy anijeve italaine në bazën e Sazanit, në orën 20:25 OGI e FD jep urdhër OGI e D2D për tu bërë gati motovedeta 215 për të dalë nga Pashalimani në dispozicion të situatës së krijuar. OGI e D2D merr masa për zbatimin e urdhërit dhe njofton kuadrot e bazës…

Ora 20:35 anija e gatshme R-224 ka dalë në zbatim të detyrës dhe njofton se ka shumë det dhe nuk vazhdojmë dot detyrën. Në orën 21:10 OGI e D2D i dha urdhër PRT 14 që të bëj thirje në Sejlor në kanalin, 16 anijeve tregtare që ndodheshin në afërsi të gomones së mbytur. Ora 21:30 R-224 raporton se qëndron me vështirësi dhe pyet si të veprojë. SH.SH D2D urdhëron R-224 të gjej një vend të mbrojtur për të qëndruar. R-224 thotë se do ta provoj në Shën Jan. Në orën 22:20 CP 407 del nga baza e Sazanit dhe njofton se deti është 5 ballë. Në orën 22:40 PSV 11 Ksamil, njofton se anija greke luftarake me prozhektor të fuqishëm doli nga korfuzi dhe lundron në drejtim të veriut. Ora 22:40 PSV 18 raporton se një helikopetr fluturon në Jug, ndërsa PSV 17 njofton se një helicopter tjetër fluturon nga jugu në veri. Në 23:25 kapiteneria e Vlorës, njofton se anija greke u tërhoq nga kërkimi për shkak të kohës së keqe….

Në orën 01:30 R-215 njofton se ndodhet në jug të gjiut të Gramës dhe nuk ka rezerva në karburant, kam në gjëndje vetëm 1700 litra karburant. Deri tani nuk kam zbuluar gjë. Në orën 03:45, R-215 njofton se ndodhet në tranversë në Gjirin e Dafinës dhe nuk ka asnjë gjë të re...


Ora 08:37 OGI e FD jep OGI të D2D koordinatat të gomones së mbytur e cila ndodhet në kuadratin “40-14 V 19-17 V” e në gomone janë 8 njerëz. Ora 08:45 planshetisti i D2D hedh të dhënat e marra nga FD dhe nxjer që gomonia e mbytur ndodhet në rajonin tranvers, Pirkut 6 milje nga toka….

Ora 09:40 motovedeta R-215 njofton se anija italiane GK-407 ka gjetur gomonen me njerëz. Ora 10:35 OGI e FD i kërkon OGI e D2D të dhëna mbi sasinë e njerëzve që janë gjallë dhe të vdekur mbi gomone. OGI e D2D, i raporton se nuk ka të dhëna për këtë problem, personat i kanë në anijen CP Italiane. OGI e D2D raporton FD se dy anije italiane tërheqin kufomat kurse CP-407 ka marë pesronat e gjallë. Ora 11:10 OGI e FD jep urdhër OGI e D2D që ambulance juaj të shkojë në molin e Vlorës, për të marrë njerëzit që ndodhen gjallë për në spital.Të vdekurit do të venë në Sazan dhe do ti marrë motovedeta R-215 për në Vlorë. Në Vlorë me një helicopter do vijë Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i Flotës Detare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama