Femrat ishin të të gjitha moshave, fare të reja dhe deri edhe 60 vjeçare. Disa prej tyre, shoqëroheshin madje deri në hyrje të lokalit nga të dashurit e tyre, shkëmbenin një puthje dhe aty ndaheshin.. Burrat nuk lejoheshin brenda. Çfarë po ndodhte? "Sekreti" ishte i vështirë të mbahej. Vetëm pak pas orës 20.30 kur nisën të mbylleshin portat e lokalit, u mor vesh që brenda ofrohej vetëm për femra, striptizë meshkujsh. Ishin së paky tri lokale mbrëmë në tiranë që ofruan këtë lloj party.
Në brendësi të lokalit, veç muzikës me DJ dhe lojës së zakonshme të dritave, binin në sy uniformat e 4 vajzave të veshura si police sexy dhe kamarierëve që ishin të gjithë me kapele "metalixato" në kokë. Një femër me flokë të shkurtra të zeza, e veshur si infermiere sexy, me çorape rrjetë, të orientonte në gjetjen e tavolinës. Shumica e ambjentit ishte e prenotuar. Publiku ishte tërësisht femëror, madje "pak më tepër" se kaq. Në lokal, dalloheshin qartë edhe çifte femrash, që nuk të linin të dyshoje fare se ishin diçka më shumë se shoqe të ardhura bashkë në një "funny party"
Atmosfera u ndez pas dy-tre gotave të para. Edhe nëse nuk ndodheshe në tavolinat para skenës, nga të ulëriturat e femrave në atë pjesë të sallës, u mor vesh menjëherë dalja e striptistit të parë. Shumica e vajzave dhe grave në sallë filmonin dhe fotografonin. Por kishte dhe disa vajza më të guximshme se kaq. Katër prej tyre njëra pas tjetrës hipën në skenë për tju bashkuar lëvizjeve të djalit që kërcente duke u zhveshur. Njëra prej tyre (në foto) i "hyri në sy" me sa duket edhe kërcimtarit, pasi u mor gjatë me të.. E ndihmoi të zhvishte bluzën, kurse heqja e rripit të pantallonave mbeti në tentativë :)
Ne të SH2 u shkëputëm në këtë moment, për tju sjellë pak atmosferë nga kjo festë e pazakontë e 8 marsit në kryeqytet, por festa ishte parashikuar të vijonte deri në orët e paar të mëngjesit. Ca gota të tjera dhe efekti i muzikës, ndoshta e kanë bërë të vetën. Do pyesim ndonjë që qëndroi deri në fund, për të marrë vesh nëse historia e rripit vazhdoi
Shekulli