Navalka se quan surprize kualifikimin Kujdes por ne besojme

Navalka se quan surprizë kualifikimin: Kujdes, por ne besojmë

Në kampin polak janë të vetëdijshëm se ndaj Portugalisë duhet një ndeshje perfekte për t'u kualifikuar, por kanë besimin se mund të hedhin një tjetër hap të sigurt drejt historisë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, trajneri Adam Navalka nuk e quan aspak surprizë kualifikimin e Polonisë.

Adam+Nawalka+Euro+2016+Poland+Press+Conference+5qSc7yfwK8_l

"Portugalia është një kundërshtar i rrezikshëm sepse ka lojtarë të mëdhenj, por ne jemi të motivuar dhe kemi besim. Nuk mendoj se është surprizë në rast se do të kualifikohemi për më tej. Ronaldo? Portugalia nuk ka vetëm atë. U kam thënë futbollistëve që të bëjnë kujdes dhe të tregohen të vëmendshëm ndaj të gjithë lojtarëve të tjerë. Nëse fokusohemi vetëm te Ronaldo, atëherë jemi të humbur", ka thënë Navalka.

Ai shprehu vlerësimet maksimale edhe për sulmuesin e tij Levandovski, pavarësisht se ky i fundit nuk ka shënuar ende asnjë gol. "Leva e ka ndihmuar skuadrën dhe është punëtor. Shpresoj të shënojë nesër (sot)", tha numri një i polakëve.

Bashkë me të, në konferencën për shtyp ishte edhe sulmuesi Milik. Ai pranoi se ka mësuar shumë nga Kristiano Ronaldo, por tregoi se idhulli i tij është dikush tjetër. "Nuk do ta mohoj faktin se kam më- suar nga Ronaldo, sepse ai është një futbollist i madh. Më shumë kam mësuar nga Berkamp, me të cilin kam punuar tek Ajaksi. Ai ka qenë idhulli im. Shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të sigurojmë kualifikimin. Nuk është e lehtë, por në këto ndeshje të gjithë jemi më të motivuar për të dhënë maksimumin tonë", tha Milik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama