Albanologu i shquar, profesor Shaban Demiraj ka ndërruar jetë sot, në moshën 94-vjeçare. Profesor Shaban Demiraj, lindi në Vlorë, por për shumë vite jetoi dhe punoi në Tiranë. Ai ka qenë kryetar i akademisë së shkencave në vitin 1992, ndërsa për 30 vjet drejtoi katedrën e Gjuhës Shqipe.
Demiraj ka shkruar mjaft vepra për gjuhën shqipe, ndër të cila 8 monografi, studime për fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën historike të gjuhës shqipe. Ai është figurë e njohur për shkencën gjuhësore në Ballkan e Evropë dhe për kontributin e shquar, ka mbajtur titujt “mësues i popullit dhe mjeshtër i madh i punës”.
Kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës Evis Alushi, shprehu ngushëllimet e tij dhe në emër të këshillit. Ai e cilësoi vdekjen e profesor Demirajt, një humbje të madhe për shkencën shqiptare. Alushi bëri të ditur se në nder të profesorit, do të propozohet që emri i tij t’i vendoset një rruge ose një sheshi në qytetin e Vlorës.