Dje u nda nga jeta edhe një aktor tjetër i skenës shqiptare. Petraq Xhillari (1943-2014) u shua pasditen e djeshme në moshën 71-vjeçare. Shumë prej nesh e njohin në rolet e tij në kinematografi me filmat: “Njeriu me top”, “I treti”, “Vëllezër dhe shokë” etj. Xhillari lindi në qytetin e Përmetit, më 11 qershor të vitit 1943. Mbaroi shkollën e lartë për aktrim te “Aleksandër Moisiu”, në 1965-ën.
Në vitin 1971 filloi punë në Teatrin Popullor, ku punoi deri në 1994-ën, kur edhe ngriti të parin 0 të fundit ai e quajti “Kafe Teatër”, por që nuk mundi ta mbajë gjatë për mungesë financimi. Ka qenë një nga aktorët e spikatur të ashtuquajtur të “roleve të vogla”. Interpretoi mjaft role të dyta dhe episodike, duke realizuar karaktere interesante.
Loja e tij u shqua për dinamikën dhe energjinë e shoqëruar nga një gjest ekspresiv. Një mënyrë sjelljeje e besueshme, gati natyrale, sikurse u vu re në shfaqjet: “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Nën dritat e skenës”, “Përmbytja e madhe”, “Komunistët”, “Lulet e shegës”, “Furrnalta”, “Përballë vetes”, “Monsera”, “Prometeu”, kanë bërë që ai të përzgjidhet më tej edhe në filma. Xhillari ka interpretuar në rreth 12 role, si në filmat “Njeriu me top”, “I treti”, “Vëllezër dhe shokë”, “Mysafiri”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” etj.