Bernardo Ribiero ka humbur jetën gjatë një ndeshje miqësore në Brazil teksa luante me ekipin e tij Friburgense. Braziliani është kujtuar dhe nga ish-ekipi i tij Skënderbeu, ku nëpërmjet një statusi në profilin e "Facebook"-ut, korçarët shprehin ngushëllimet për humbjen e 26-vjeçarit.
Statusi
Sot është ndarë nga jeta ish futbollisti i Skënderbeut Bernardo Ribero në moshën 26-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak gjatë një ndeshje miqësore në Brazil. Ribeiro ishte pjesë e familjes bardhekuqe në sezonin 2011-2012 ku arriti të shpallet kampion i Shqipërisë.U prefsh në paqe Bernardo.
Today has passed away Bernardo Ribeiro, ex-player of Skenderbeu team. He was 26 and his death was caused by a heart attack during a friendly match in Brasil. Ribeiro was part of white and red familly during 2011-2012 season. Rest in peace Bernardo.