U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi i njohur Betim Muço, një personalitet me kontribute të shquara në letërsi dhe shkencë, në veçanti në fushën e sizmiologjisë. Vdekja e tij është një humbje jo vetëm për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë, por edhe për shkencën e letërsinë shqiptare.
Betim Muço ka lëvruar prej shumë vitesh poezinë, tregimin dhe romanin, duke tërhequr vëmendjen dhe vlerësimet e publikut dhe kritikës me realizmin dhe nivelin e krijimtarisë së tij shumëvëllimëshe.
I shquar është kontributi i profesor Betim Muços në shkencën e sizmiologjisë, si punonjës shkencor, ish-drejtor i Institutit Sizmiologjik dhe autor punimesh e referatesh me audiencë kombëtare dhe ndërkombëtare.