Ndahet nga jeta violinisti Ibrahim Madhi

Ndahet nga jeta violinisti Ibrahim Madhi

Është ndarë sot nga jeta “Artisti i Popullit”, Ibrahim Madhi, në moshën 68-vjeçare. Ibrahim Madhi shënon mbi 50 vjet karrierë. Ibrahim Madhi lindi në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Pas disa viteve shkollim muzikor, më 1968-ën Ibrahim Madhi diplomohet në Konservatorin e Tiranës për violinë. Këtu nis rrugëtimi i tij artistik.

Veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme. Fillimisht nisi si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, më pas në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Veprimtaria e tij u lidh më vonë me Akademinë e Arteve me kontributin pedagogjik, por edhe me aktivitete të ndryshme. Ibrahim Madhi është vlerësuar disa herë me çmime të rëndësishme kombëtare. Më 1999-ën fitoi titullin Profesor, si edhe mban titullin “Artist i Popullit”. 

Rama: Ibrahim Madhi “iku pa zhurmë”

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar violinistin Ibrahim Madhi si një mik dhe vilolinist virtuoz, që la pas muzikën pa zhurmë, ashtu siç edhe vdekja e tij “ iku pa zhurmë”.

“Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”, është shprehur Raman në faqen e e tij në Facebook, menjëherë pasi u publik lajmi i ndarjes nga jeta të vilonistit Madhi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama