Ndaj Partizanit/ Ja si do te luajne korcaret

Ndaj Partizanit/ Ja si do të luajnë korçarët

Trajneri Mirel Josa i ka të qarta idetë e rreshtimit të ekipit ndaj Partizanit. Këtë e tregon vendosmëria për të zbardhur formacionin që dy ditë para ndeshjes. partizani skenderbeuNë portë do të jetë Shehi, ndërsa katërshja e prapavijës do të përbëhet nga Vangjeli në të djathtë dhe Arapi në të majtë. Dyshja e qendrës së mbrojtjes i është besuar Osmanit dhe Jashanicës, me këtë të fundit që zëvendëson të dëmtuarin Marko Radas.

Nga krahët e mesfushës do të luajnë Progni djathtas dhe Latifi majtas, ndërsa dyshja e qendrës është Lilaj-Orelesi. Sulmi është sërish i zakonshmi me Salihin dhe Xhejmsin, me variantin taktik 4-4-2


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama