Ndalohen 26 shqiptare ne aeroportin e Frankfurtit

Ndalohen 26 shqiptare ne aeroportin e Frankfurtit

Ndërsa Gjermania thuajse çdo ditë po dëbon azilkërkues në trojet shqiptare, të tjerë vazhdojnë të provojnë fatin e tyre. 26 azilkërkues u ndaluan nga policia gjermane natën e 2 dhe 3 majit, në aeroportin e Frankfurtit.

Shtetasit shqiptarë ishin nga mosha 2 deri 61-vjeç, të cilët ishin nisur me avion nga Greqia për në Gjermani. Policia gjermane është kujdesur për familjet dhe fëmijët për aq kohë sa atyre u është dashur të presin procesin e pranimit, njofton “pressportal.de”.

Shumica e njerëzve sapo kanë takuar policinë kanë shprehur dëshirën për të paraqitur kërkesën e tyre për azil. Ndër personat e arritur në Gjermani kishte prej tyre që kërkonin edhe ndihmë mjekësore. Ndërkohë personat kishin pak para ose nuk kishin fare me vete.

Të gjithë personat kishin udhëtuar me pasaporta, duke shfrytëzuar të drejtën e turistit për të shkuar në Gjermani. Ndërkohë që qëllimi i tyre ishte krejt tjetër, udhëtimi është konsideruar ilegal.

Policia gjermane ka filluar hetimet ndaj tyre, ndërkaq 26 azilkërkuesit janë vendosur në një kamp refugjatësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama