Një person ka humbur jetën, mbrëmjen e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, pasi u përplas nga një makinë. Burime nga policia bëjnë të ditur se një kamion është përplasur me një veturë në afërsi të Sukthit. Shoferi i kamionit ka zbritur nga mjeti për të sqaruar aksidentin, por në ato momente është përplasur për vdekje nga një tjetër automjet, që udhëtonte me shpejtësi. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, por mësohet se është rreth 50 vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit, i cili përplasi për vdekje 50-vjeçarin.