Nderpriten kerkimet per avionin Malajsia Airlines

Nderpriten kerkimet per avionin Malajsia Airlines

Moti i keq ka bërë  që kërkimet ajrore për gjetjen e avionit të Malajsia Airlines të ndërpriten. Mendohet që avioni ka rënë në Oqeanin Indian. Mediat e huaja njoftojnë se, 11 avionë ushtarakë dhe pesë anijet që ishin bërë gati për të shkuar dhe kërkuar më shumë se 100 pjesë që tashmë janë vërejtur, besohet që i takojnë aeroplanit të zhdukur, e ndërprenë udhëtimin.

Anulimin e operacionit të kërkimit për shkak të motit të keq e kanë bërë me dije autoritetet australiane, të cilat edhe po e koordinojnë operacionin. Aeroplani Boeing 777 me 239 veta në bord, është rrëzuar më 8 mars teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin. Imazhet e fundit satelitore që u kapen nga autoritetet franceze, treguan më shumë se 122 objekte të mundshme që gjenden në një zonë 400 kilometërshe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama