Aktorja e mirënjohur Drita Pelingu ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Aktorja Drita Pelingu ishte e sëmurë prej një viti dhe vuante nga gangrena. Drita Pelingu ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, ajo e filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar ” që nga viti 1986.
Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar janë: “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, ” I çuditshmi ”, “Zonja e Bujtinës”, ” Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani” etj.
Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top“, “Kur hidheshin themelet“, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“ etj.
Ajo ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 është fituese e çmimit kombëtar “Ismail Qemali (çmimi)“. Titulli i lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës“, iu akorduar nga Presidenti i Republikës.