Nderron jete ne moshen 91-vjecare personazhi real i Sali Protopapes

Nderron jete ne moshen 91-vjecare personazhi real i Sali Protopapes

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Sejfi Protopapa, personazhi real i Sali Protopapës në romanin “Komisari Memo” të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, apo të filmi artistik shqiptar “I teti në bronz”.

Ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte vendosur që në vitin 1944, kur braktisi vendin e tij pas ardhjes së qeverisë komuniste. Pak muaj më parë teksa bëri një vizitë të shkurtër te të afërmit e tij në Shqipëri, në një intervistë për gazetarin e “Gazeta Shqiptare” Fatos Veliu, Sejfi Protopapa zbardhi të vërtetat e personazhit të Sali Protopapës në filmin e njohur.

Sejfi Protopapa ishte bir i një avokati me origjinë nga fshati Protopapë i Korçës. Ka lindur në Berat më 20 shkurt 1923. Arsimohet në vendlindje dhe në Itali. Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeç, emërohet komandanti i një çete të Ballit, që vepronte në zonën e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit.

Në vitin 1944 ai largohet përfundimisht nga Shqipëria për tu rikthyer vetëm në vitin 1991 pas rënies së komunizmit. Fillimisht vendoset në Itali dhe më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet për Fizikë Bërthamore. Ishte i martuar me një estoneze dhe baba i tre fëmijëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama