Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë. Përveç artikujve të shumtë në organet e shtypit, si dhe RadioTelevizion ai ka shkruar veprat publicistike: “Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona”, “Fitimtarë mbi tërmetin” (Nderuar me Çmim Republik2s ), “Bijtë e tokës sime” (1982), “Dera e prapme shtypit” (1998), “Shqipëria në kapërcimin e shekullit” (1999) “Çanta me kontratë (Poezi), “Tish Daija, i veçanti”( 2005), “Vite befasish” (kujtime), “Histori dhe Vizion Stefani & Co”, “Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar” (2012). Murat Gecaj, nja nga miqtë e gazetarit të njohur Marash Hajati na tregon sesi gazetari i njohur, ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizioni Shqiptar nuk e harroi kurrë origjinën e tij, krenarinë që i solli kësaj krahine, sëmundjen e Marashit dhe kafen që nuk u pi kurrë nga dy shokët.
Marash Hajati nuk ka qenë vetëm gazetar apo drejtor televizioni, ai ka bërë edhe skenarë dokumentarësh, ku ndër të tjera për dokumentarin “Fitimtarë mbi tërmetin” është nderuar edhe me Çmim Republike. Po kështu Hajati ka shkruar edhe disa libra publicistikë me kujtime nga Radio Televizioni Shqiptar, por edhe për figura të ndryshme, ku ndër librat e fundit ja ka kushtuar edhe poetit Dritëro Agolli me titull: “Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar”. Kolegët flasin me vlerësimet nga më të mira për të, madje drejtori i informacionit në TVSH Bajram Hoxha, dhe muzikanti i njohur Osman Mula e cilësojnë si një mbrojtës për punën e tyre gjatë kohës së Komunizmit. “Po të kishe Marashin zor se të kapte plumbi”, na thotë Bajran Hoxha. Marash Hajati, nga krahina Nikaj e Merturit, i Malësisë së Gjakovës, Tropojës.
Prindërit e tij janë larguar para se ai të lindte dhe janë vendosur në Shkodër. Por megjithëse ai nuk kishte lindur aty, dhe ishin larguar familjarisht asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me krahinën e Nikajt të Merturit, dhe ishte një përfaqësues i denjë i kësaj krahine” Në bisedën për Shekullin, ai e cilëson Marash Hajati ishte një njeri i dashur, i thjeshtë, i qeshur dhe komunikues me miq, me kolegë e dashamirës të vij. Vitet e fundit ai ishte dhe kryetar i shoqatës së Nikajt e Merturi, dhe kryeredaktori i parë i gazetës që doli nga kjo shoqatë, po me emrin Nikaj i Mertur. Do të thotë që ai deri në fundin e jetës nuk u shkëput nga aktivitetet, nga lidhjet e tij me krahinën, me shtypin dhe sigurisht me Radio Televizion Shqiptar.
“Biseda ime e fundit me Marashin, ka qenë para një jave apo dhjetë ditësh në telefon. Pasi e pyeta për shëndetin, më tha se jam pak më mirë, dhe do të pimë së bashku një kafe. Por me thënë të drejtën, këto ditët e fundit unë kisha ca angazhime personale dhe kisha një ndër pikat kryesore të ditës time që të gjeja momentin që të pija një kafe pasi e dija se ai ishte i sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme që bënte dhe kura shumë të forta. Por, ja që jeta është e pabesë dhe sëmundja e rrëmbeu, u nda nga shokët, dashamirësit, familjarët e tij, të dashurit, nga njerëzit e shumtë që i deshi dhe i respektoi”, thotë Murat Gecaj. Sman Mula/Regjisor
Rritjen time si drejtues në televizion e kam shumë pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Radio televizionit Marash Hajati. Ruaj kujtimet më të mrekullueshme për këtë figurë shumëplanëshe. Ai ishte një drejtues i mrekullueshëm, ishte një menaxher shumë i zoti për të drejtuar punën, se fjala menaxher në atë kohë nuk përdoresh, ishte një frymëzues për të kapur iniciativa të reja për një televizion që sapo kishte filluar. Ai nuk ngeli në klasiken, meqenëse jam drejtor i përgjithshëm të lëvroj një televizion thjesht informativ. Ai e vuri në shërbim Radio Televizionin të informacionit po shumë edhe të krijimtarisë. Duke e vendosur në shërbim të krijimtarisë ai bëri një televizion për aq sa kishte mundësi të quhesh me personalitet.
Dhe pothuajse e gjithë kjo ndihmesë i takon emrit të Marashit. Sepse ai diti të thërrasë krijuesit dhe të fillojnë dhe të mbushin programacionin e televizionit, aso kohe të reduktuar 6 e 3 – 8, një orë e gjysmë. Futi filmin shqiptar me iniciativë të tij, duke krijuar redaksinë e filmit në televizionin shqiptar. Dhe filmat që konkurronin në Kinostudion kishte një vatër që prodhonte filmat nga profesionistët më të zotë. Dhe televizioni formoi një armatë të re regjisorësh si: Vladimir Prifti, Albert Minga, Mevlan Shanaj që lëvruan filmin artistik në televizion.
Futi me shumë forcë dokumentarin artistik, një dokumentar që kaloi në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Një dokumentar që futej që nga gjeografia, historia, kultura e deri tek ansamblet që filluan të xhirohen me ngjyra dhe pse jo dhe ansamble që ku promovoheshin dhe zakonet e qyteteve dhe deri tek dasmat. Televizioni filloi bashkëpunonte shumë mirë me teatrot. Teatri në ekran kishte ditën e caktuar, siç filloi dhe varieteja në televizion të Shtunën. E Shtuna ishte e varietesë, nuk ishte kollaj të bëhesh variete në atë kohë, por rrethet formuan një bashkëpunim të mrekullueshëm me Radio Televizionin Shqiptar dhe u prodhuan shumë koncerte të vitit të ri që kujtohen, si: kunatin e shokut Xhemal, kripë-kripë sheqer –sheqer.
Janë të tëra koncerte të viti të ri apo të varietesë televizive të formuara nga Radio Televizioni Shqiptar. Ndërkohë ai futi më shumë forcë, mbasi e kishte me qejf dhe aktivizoi shumë mirë dhe muzikën e radios. Ai vuri në përdorim Orkestrën e Madhe të Radio Televizionit Shqiptar me festivalet e këngës në radio, me festivalet e interpretuesve, futi formacionet e vogla për herë të parë në koncertin “Kur Vjen Pranvera”.
Kolegët
Aleksandër Çipa/ Kryetari i Unionit të Gazetarëve
Marash Hajati përfaqëson personalitetin si administrator që modernizoi, jo vetëm zhanret e gazetarisë televizive, në një periudhë të zymtësisë shoqërore dhe politike por solli një frymë emancipuese për mënyrën e sjelljes së administratorëve mediatikë, në raport me artistët, me produktorët dhe me gazetarinë në përgjithësi
Bujarka Pexhiu/ Regjisor
Për mua Marash Hajati përfaqëson një nga intelektualët më të mirë të Shqipërisë. Të cilët ju përkushtuan kulturës shqiptare, artit shqiptar dhe aq më tepër dhe administratës shqiptare. Ai si drejtor, si gazetar, si kryeredaktor, si drejtor i televizionit, ka qenë një nga figurat më të shquara që mbahet mend shumë mirë nga vartësit e tij. Për pasionin e tij, për mençurinë e tij dhe për zemërgjerësinë e tij. Kështu që të gjithë ne e kujtojmë me nostalgji.