Ndërron jetë në Meksikë në moshën 87 vjeçare autori i “100 vjet vetmi”, kolumbiani me famë botërore Gabriel Garcia Marquez, i cili afroi me letërsinë miliona njerëz. Me romanin e vitit 1967, qe u shit 30 milionë kopje në të gjithë botën ai mori çmimin “Nobel” në Letërsi në vitin 1982.
“100 vjet vetmi” ishte një roman lirie, ekzotik, përfshirës dhe nxitës i imagjinatës, i aftë për ta transformuar Macondo-n ku u zhvillua historia, në simbol dhe sinonim të një jetë alternative.
Gabriel Garcia Marquez mbylli sytë në banesën e tij, pas një pneumonie që përkeqësoi gjendjen. Megjithëse shume prej lexueshme dhe adhuruesve te tij ishin te përgatitur, sepse shëndeti i tij kishte qenë i dobët kohët e fundit.
Gabo, siç e thërrisnin jo vetëm miqtë, nuk ishte vetëm autori i një libri kryevepër, por edhe një intelektual i përmasave të mëdha. Në romanet e tjerë e ndryshoi stilin, duke fituar shkrimtar të rinj dhe i transformoi titujt e tyre, në slogane të përhapur kudo: “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar”, “Dashuri në kohërat e Kolerës”, “Vjeshta e Patriarkut” “nuk ka një rresht të vetëm të punës sime- shkruante ai- që të mos ketë bazë në realitet”.
Megjithëse i përkiste një vendi që kurrë nuk lëshoi rrënjët e demokracisë, Marquez, me bindje i majtë, kurrë nuk uli ritmin e kritikave ndaj qeverisë kolumbiane.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në azil. Ai u lind në Arakataka të Kolumbisë më 6 Mars të 1928. I ati dhe ëma u larguan prej këtu dhe Markez iu dorëzua prindërve të nënës. Gjyshi, veteran i luftës së Kolumbisë dhe një aktivist liberal i fliste për politikën. Ndërsa nga gjyshja mësoi legjendat, rrëfenjat për shpirtrat që valëzonin rreth shtëpisë, në një stil të papërsëritshme që ai do ta huazonte më vonë në romanet e tij. Shkoi në një kolegj jezuit dhe nisi te studionte juridik, por vendosi të shkëputej prej tyre dhe punonte gazetar.
Në 1954 ai punoi pranë një gazete në Romë dhe pas kësaj jetoi jashtë; në Paris, Venezuelë dhe së fundmi në Mexico Citi. I ndikuar nga puna e William Faulknerit, Marquez e shkruajti romanin e parë “Stuhia e Gjetheve” kur ishte 23 vjeç dhe ju deshën 7 vjet për ta botuar.
Disa i cilësuan veprat e tij si ekzagjerime, mbinatyrore, qasje mitike për t’iu arratisur trazirave në vendin e tij.
Shkrimtari meksikan Carlos Masia-s e cilëson Marquez-in si më të mirin në gjuhën spanjolle prej kohës së Servantesit.
“Ai është një prej artistëve të rrallë- tha Masias- që ia doli me sukses të bëjë në kronikë, jo vetëm jetën, kulturën dhe historinë e një vendi, por të një kontinenti të tërë”.