“Citylife di Milano” është projektuar të jetë ndërtuar deri në 2015 në territorin e panairit të Milanos. Ajo do të ketë një stacion autobusi dhe një park prej 160 mijë metra. Gradacedoa është parashikuar të ndërtohet 190 metra e lartë me 40 kate. Më saktë do të jenë dy godina të larta pranë njëra tjetrës. E dyta 20 metra më e ulët me 34 kate.
Konstruksionet ambizioze janw tashmw tw prezantuara në website e CNN. Njëra prej tyre quhet Triangle që është në formë piramide, e lartë 180 metra dhe është projektuar të ndërtohet në Paris në vitin 2014. Kjo ndërtesë parashikohet të ngrihet pranë Kullës Eiffel në qendër të kryeqytetit francez. Një shtet tjetër ku është projektuar ndërtesë gjigande është Rusia, në qytetin San Peterburg. Ajo është parashikuar të ngrihet në 2012 dhe do të jetë plot 400 metra e lartë. Gradacela do të quhet Okhta Cender do të jetë gradacela më e lartë nw shtetin e madh rus. Po në 2012 në kryeqytetin e Britanisë së Madhe do të ndërtohet The Shard, aty ku sot është olimpianda e Lodrës. Ndërtesa e re do të jetw 300 e lartw.
Projektet ambicioze nuk përfundojnë këtu. Azia është destinacioni i radhës. Është kontinenti i dytë ku janë planifikuar një numër i madh gradacelash madhështore. Në Pakistan një gradacelë 593 metra e lartë. Një tjetër do të jetë në Dubai me 200 kate dhe 150 ashensorë që do të jetë edhe gradaleca më e lartë në botë. Mbi 1000 metra e lartw.
Do të spostohemi në kontinentin amerikan, ku do të ndërtohen gradacela të tjera me shumë kate, pasi siç dimë Amerika është vendi i gradacelave. The Bow di Calbary do të ngrihet në Canada në vitin 2010 dhe do të jetë e gjatë plot 230 metra. Ndëra gradacela e Chicagos do të quhet Chicago Spire e lartë 609 metra. Ndërsa në New York gradacela me 550 kate do të quhet Freedom Tower. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur në 2006 dhe do të përfundojnë në 2013.
Gazeta: Shekulli