Planet për ndërtimin e trampolinës më të lartë në botë në një fshat shkëmbor në Zvicër, kanë hasur në kundërshtimin e banorëve, të cilët druhen se shumë shpejt pas kësaj do të fitojnë reputacionin si “Lugina e Vdekjes”. Kompania ndërtuese ka propozuar ndërtimin e trampolinës, duke bindur banorët se zona e tyre do të shndërrohet në një “Mekë” për të gjitha njerëzit që duan të provojnë adrenalinë të pafundme.
Trampolina pritet të jetë 250 metra e lartë nga shkëmbi Isenfluh në Luginën Lauterbrunnen në jug të Zvicrës. Kompania thotë se plani do të terheqë mijëra turistë për zonën çdo vit. Megjithatë duket se trampolina më e lartë në botë do ta ketë të vështirë të ngrihet, pasi edhe autoritetet vendore kanë kundërshtuar planin, me argumentin se do të rezultojë me aksidente të shumta, deri në vdekje.