TIRANË, 8 Tetor/ATSH-Anila Struga/.- Demonstrimi i qytetarisë dhe i sjelljes europiane në ndeshjen Shqipëri-Serbi do të ishin më të rëndësishme se rezultati i saj, deklaroi sot nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili.
"Ajo që duhet të tregojmë sot është qytetaria dhe demonstrimi i një miqësie e sjellje civile, europiane. Sa i takon rezultatit kjo gjë vjen e fundit dhe të gjithë duhet të shkojmë në ndeshje me këtë ndjenjë", tha Vasili në një prononcim për gazetarët.
Sot, vijoi ai, është festa e futbollit dhe e demonstrimit të një miqësie. Besoj se për herë të parë si sportdashës rezultati nuk ka më rëndësi, sa ka rëndësi të demonstrojmë një sjellje europiane, tha nenkryetari i LSI-se. /a.ke/