Ndeshja me Ukrainen trajneri kerkon dicka nga lojtaret

Ndeshja me Ukrainën, trajneri kërkon diçka nga lojtarët

Xhani De Biazi kërkon që ekipi të tregojë diçka më shumë në ndeshjen miqësore me Ukrainën, duke filluar nga faza mbrojtëse. Ai mendon se është e rëndësishme që ekipi të jetë i përqendruar në çdo moment.

de biazi

"Një miqësore është ndryshe nga një ndeshje zyrtare. Ajo që ka rëndësi për ne është të hyjmë në fushë dhe të shohim futbollistët tanë. Nuk pres ndonjë gjë në veçanti, pres që skuadra të luajë një ndeshje të mirë, të jetë e kujdesshme në goditjet standarde dhe të vazhdojë të gjejë kondicionin fizik. Nëse pësojmë gol do ta diskutojmë, por duhet të presim ndeshjen. Nuk mund të flas për gjëra që nuk kanë ndodhur ende", theksoi trajneri, i cili tregoi se nuk kishte filluar ende puna konkrete mbi kundërshtarët e Evropianit. "I marrim gjërat një e nga një", u shpreh ai.

Takimi do të luhet në Bergamo të Italisë dhe pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë. "Nëse do të ketë shumë shqiptarë do të jemi shumë të lumtur se do të thotë që kemi krijuar interes rreth kombëtares. Pas ndeshjes do të komentojmë nise ka pasur shumë, si luajtëm dhe rëndësinë që u japim tifozëve. Tifozët tanë janë shumë të rëndësishëm, pjesa më e shëndetshme, me e afërt, na duan dhe na japin emocionet për të cilat lojtarët kanë nevojë që të japin më të mirën", ishte mesazhi i tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama