Ndeshkuesi i Kukesit ne aksion Veliaj Kupa per ne vlen dyfish

Ndëshkuesi i Kukësit në aksion, Veliaj: Kupa për ne vlen dyfish

Laçi, pasi mbylli kampionatin, ka zhvendosur totalisht vë- mendjen te finalja e Kupës. Kompeticion ku kurbinasit ndihen ende mbretër. Janë mbajtësit e trofeut të dytë më të rëndë- sishëm në garat kombëtare. Nimani, Veliaj dhe MaloEmiljano Veliaj, i cili të mërkurën qëndroi në stol për shkak të një shqetësimi muskulor, tha dje se skuadra e tij do të jetë e vëmendshme gjatë këtyre ditëve për të bërë si duhet përgatitjet e finales. Beratasi, i cili edicionin e kaluar u shënoi golin e parë kuksianëve me atë "perlë" të fraksionit të parë, beson se Laçi mund t'ia dalë edhe sivjet. Për kapitenin, kjo finale vlen më shumë se çdo sezon tjetër, pasi në lojë është pjesëmarrja në Kupat e Europës.

"Mbyllëm një kampionat që në fund na la jashtë arnës europiane. Edhe kur të tjerët dëshironin që ne të përfshiheshim në zonën e ftohtë, pata deklaruar në shtyp se Laçi as që duhet të llogaritet për të zbritur. Por këto i përkasin së shkuarës dhe ne jemi të përqendruar për të luajtur takimin më të rëndësishëm të edicionit. Ndryshe nga vjet, këtë radhë Kupa na vlen dyfish. Nëse nuk e ngremë trofeun, mbetemi jashtë Europës dhe kjo gjë do të ndikonte keq për vetë ne dhe klubin. Sigurisht që do të stërvitemi mirë dhe do të futemi në lojë për të fituar", u shpreh kapiteni gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport".

Përgatitjet

Përtej kësaj, Laçi të mërkurën barazoi ndaj Tërbunit në një stadium të boshatisur. Edhe në të fundit ndeshje të kampionatit, Ndreu me vartësit e tij u kujdesën që ta mbanin larg kundërshtarin përmes një loje të kontrolluar në të gjitha drejtimet.

Ai edhe këtë radhë u përpoq të ruajë elementët kryesorë. U kujdes që grupi të ndihet i bashkuar dhe besimplotë se ndaj Kukësit në finale do të bëjë më të mirën e mundshme. Gjithsesi, nuk ka "paqe". Kreu i stolit të bardhezinjve, me miratimin e presidentit Laska, menjëherë urdhëroi që skuadra të mbyllet në kazermë. Për të startuar dje me seancën e parë zyrtare në shërbim të takimit të vitit, atë të finales me verilindorët.

Përgatiti: Isuf Myrtaj


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama