Ndoc Gjetja hera e fundit ne biblioteken publike

Ndoc Gjetja, hera e fundit ne biblioteken publike
Ndoc Gjetja nderroi jete dje ne mesdite ne moshen 66-vjeçare. Bashkia e Lezhes ka marre persiper homazhet per nder te poetit qe u be i njohur ne vitet '70-'80. Mesditen e te henes, 7 qershor, nderroi jete ne shtepine e tij ne lagjen "Skenderbeg" te qytetit te Lezhes, Ndoc Gjetja. Poeti vuante prej vitesh nga probleme shendetesore, dhe tri javet e fundit gjendja u be kritike ne sanatoriumin e Tiranes nga kanceri ne mushkri. Vdekja e tij eshte nje goditje tjeter e rende per familjen Gjetja qe e kishte humbur qetesine nga vdekjen e te birit ne vitin 1997.


Prej atij viti poeti jetoi krejt i terhequr nga bota dhe letersia.

Jane shume ata qe jane hidhur nga kjo vdekje, ata qe e kane njohur nga afer poetin por edhe shume te tjere qe e kane njohur nepermjet krijimtarise se tij poetike qe lulezoi dhe e beri te njohur ne vitet '70-'80. Drejtori i Bibliotekes Publike Lezhe, Gjergj Shytaj shprehet per humbjen e "nje pene te rendesishme te poezise shqipe. Fatmiresisht, poezia qe ka lene, eshte e atij niveli qe do ta kete jeten te gjate." Publicisti Gjovalin Gjeloshi e kujton si "mesues te publicisteve, poeteve dhe gazetareve. Do te na mungoje mendimi i tij per librin. Vendi ku rrinte Ndoci nga sot mbetet bosh, pasi eshte i pazevendesueshem". Dikush kujton Gjetjen te kete thene dikur: "Une nuk dua t'i jap fund jetes, pa i dhene botes diçka". "Ai dha botes mendimin e tij per njeriun dhe jeten", thote poeti Viktor Gjikola.

"Vdekja e Ndocit ishte e paralajmeruar, pasi semundja e tij ishte e rende. Vdekja e poetit eshte shume dimensionale, sikunder vepra e tij qe mbetet ne perjetesi", tha dje bashkeqytetari dhe botuesi Frano Kulli. "Gjenerata jone ka qene e dashuruar me poezine e Ndocit dhe poezia e tij do te jete jetegjate dhe do t'iu trashegohet brezave."


Nderkohe ne Bashkine e Lezhes ishte mbledhur Komisioni Organizator i Ceremonise se varrimit te Ndoc Gjetjes. Biblioteka Publike eshte caktuar si vendi i homazheve qe do te behen te marten nga ora 12:00-15:00, dhe do te percillet per ne banesen e fundit ne oren 16:00.
"Paqe dhe liri" ishte mesazhi i fundit qe percolli Gjetja ne 66-vjetorin e lindjes, me 9 mars 2010 nepermjet gazetes "Shekulli".

Gjetja u lind me 1944 ne fshatin Berdice te Shkodres, por ne Lezhe u vendos me familjen qe kur ishte 7 vjeç. Shtegtoi drejt Tiranes ne kohen kur krijimtaria e tij u be e njohur, ne vitin 1971 kishte botuar vellimin e pare poetik "Rrezatim", pastaj erdhen gjashte te tjere: "Shqiponja rreh krahet" (1975), "Qendresa" (1977), "E perditshme" (1982), "Çaste" (1984), "Poezi" (1987), "Kthimet" (1991) dhe "Dhjata ime" (1998). Dikur do te thoshte: "Edhe pse kam botuar shtate vellime me poezi, une e konsideroj veten autor i nje libri te vetem, qe do te hartohej duke perzgjedhur poezite me te mira qe kam arritur te krijoj."

Gjetjen e kane cilesuar "poet humanist". Me siguri e kane ndjere kete permase shume qe e kane lexuar poezine e tij qe rri pa zhurme dhe me dinjitet ne rendin e poezise bashkekohore shqipe. Bashkekohes me poetet Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Isaku etj., Gjetja eshte prezantuar dikur si poet i te ashtuquajturit "grup i poeteve lezhjane", paçka se kontributi i tij ne kulture eshte edhe me konkret dhe i prekshem. Mjafton te kujtojme revisten e famshme per kohen "Skena dhe ekrani" dhe ke thene Ndoc Gjetja. Nje reviste te atyre standardeve nuk e kemi as sot njezet vjet pas renies se izolimit. Ai ka qene 13 vjet kryeredaktor i "Skenes" dhe bashke me poezine, ajo eshte nje nga dy gjerat me te rendesishme qe Gjetja i ka dhene kontribut real ne shoqeri. Mbyllja e revistes e nxori te papune dhe shenoi shtegtimin nga Tirana, tashme ne kthim drejt Lezhes me 1995 ku jetoi deri dje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama