Deputeti i PS-së, Arben Ndoka ka reaguar pas akuzave të opozitës se ai ka qënë i dënuar më parë nga shteti italian. Në një postim në Facebook, Ndoka shkruan se ai nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se ajo ka ndodhur për lapsus të sistemit të drejtësisë italiane. Ndoka ka akuzuar opozitën se ka në krahun e saj shumë kriminelë dhe vrasës komisionerësh, ndërsa ka lajmëruar së do të publikojë për Berishën, Ristanin dhe Strazimirin gjëra të cilat nuk janë dëgjuar kurrë nga shqiptarët.
Deklarata e plotë e Arben Ndokës:
Pasi më në fund u kuptua që opozita e paska pasur fjalën për mua, pasi shumë kriminelë dhe vrasës komisionerësh i ka në krahun e saj, doja të sqaroja disa momente për opinionin publik që të shmangen abuzimet e qëllimshme nga elementë të caktuar.
Opozita ka publikuar një vendim gjykate për mua duke vazhduar në këtë mënyrë përpjekjet e saja për të bërë pis emrin dhe figurën time. Po ju jap disa fakte në lidhje me publikimet e opozitës, për të sqaruar elektoratin i cili më ka votuar, dhe pse shumica prej tyre më njohin shumë mirë dhe e dinë historinë e jetës time si dhe të gjithë opinionin publik të cilin po përpiqet të manipulojë opozita.
Në moshën 18 vjeçare, si shumica e shqipëtarëve dhe rinia Lezhjane, pjesë ë të cilës isha dhe unë, emigruam për një jetë më të mirë në shtetin Italian ku na sistemuan për disa muaj në një kamp për emigrant në Monopoli dhe më pas jam sistemuar në qytetin e Perugias ku kam qëndruar dhe punuar disa muaj.
Ngjarja të cilës i referohet vendimi i publikuar në media nga opozita është pikërisht për këtë periudhë të qëndrimit tim në shtetin Italian. Gjatë kësaj periudhe më ka ndaluar policia italiane dhe pasi janë bërë sqarimet për ngjarjen në fjalë me të cilën nuk kisha aspak lidhje, siç e vërteton dhe fashikulli hetimor, kam vazhduar i qetë rutinën e jetës time në atë qytet. Më pas vendosa të kthehem në vëndin tim ku kam vazhduar normalisht jetën duke punuar gjithmonë me ndërshmëri dhe duke investuar në arsimin dhe kualifikimin tim profesional si jurist dhe avokat. Procesi ka vazhduar pa dijeninë time si në shumë raste në vëndet fqinje dhe ndaj meje është marrë një masë në mungesë duke, jo vetëm mos u mbrojtur në proces nga ndonjë avokat por përkundrazi duke u abuzuar me mungesën time nga avokatët e të akuzuarve të tjerë, për të lehtësuar klientët e tyrë duke rënduar pozitën time.
Këtë e provon dhe fakti që personat të cilët akuzoheshin si autor morën dënime minimale ndërsa ndaj meje, për krijimin e lehtësirave ishte dhënë një masë shumë më e rëndë me të cilën jam njohur krejt rastësisht në vitin 2002. Gjatë kësaj periudhe, si para dhe më pas, kam lëvizur shumë herë në shtetin Italian dhe në gjithë europën për arsye pune dhe biznesi, pasi kam ushtruar për shumë vite dhe vazhdoj ta ushtroj detyrën si Sekretari i Dhomës së Tregtisë të Qarkut Lezhë, emërim ky i cili mbante firmën ë njërit prej ministrave të qëverisë Berisha të asaj kohe. Pasi u ktheva nga shteti Italian kam krijuar familjen time e cila përbëhet nga bashkëshortja ime dhe dy vajzat e mia. Njëkohësisht kam punuar në Gardën e Republikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore dhe në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë ku rezultatet e punës në instituciuonet e sipër përmëndura janë të larta dhe më se të verifikueshme. Më pas, në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, u riktheva sërisht si Drejtori i Drejtorisë të Ekzekutimeve dhe më pas si Drejtor i Drejtorisë Teknike deri në momentin e kandidimit si deputet, duke pasur këto emërime firmën e ministrit të qeverisë Berisha dhe Sekretarit Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Krahas punës në institucionet shtetërore kam arritur me mund të ngre dhe biznesin privat ku prej vitesh bashkpunoj me një firmë të fuqishme në qytetin e Veronës në Itali. Keto aktivitete janë lehtësisht të verifikueshme përmes lëvrimeve dhe kredive bankare.
Për të konkluduar, këtë fatkeqsi timen të ndodhur në adoleshencë për lapsus të sistemit të drejtësisë italiane opozita po përpiqet ta trasformojë në njollë dhe në të kaluar kriminale me fjalët më të rënda për dinjitetin tim personal dhe të familjes time e cila nuk i përket rracës shnjerëzore as të Strazimirit, as të Ristanit apo Berishës etj për të cilët do të flas më vonë gjëra të cilat nuk janë dëgjuar kurrë nga shqiptarët dhe pse disa mund ti dinë por nuk marrin guximin që ti thojnë. Këto janë strategji të vjetra të Berishës të cilat i ka përdorur me fise në verilindje të Shqipërisë dhe brënda llojit si në rastin Meksi, Hajdari etj. Por unë dua ti kujtoj opozitës se në ndryshim nga shumë deputetë të saj, un nuk kam zgjedhur të kandidoj në ndonjë qytet tjetër por pikërisht në qytetin ku jam rritur dhe ku më njohin të gjithë.
A mund të më thoni si mund tju kërkoja unë votën dhe mbështetjen popullit të lezhës nëse nuk do të isha ballë hapur para tyre? A mund të arrihej ai rezultat rekord i cili u arrit në qytetin e Lezhës nëse unë do të përfaqsoja atë që pretendon opozita? Këtë sqarim e bëj për mbarë opinionin publik dhe jo për një pjesë të flliqësirave të PD të cilët i njoh mirë dhe më vjen turp që i kam në krah, duke i kërkuar ndjesë pjesës të shëndoshë të saj. Ju mund të mundoheni sa të doni të bëni pis emrin tim por lezhjanët do më njohin gjithmonë si “Beni” që ju është gjindur gjithmonë pranë në hallet dhe problemet e tyre me aq mundësi sa kam pasur, shumë më parë se të merrja mandatin e deputetit.