Vertet jetegjatesia e njeriut eshte rritur shume gjate shekullit te kaluar si rrjedhoje e zhvillimit ne shendetesi, arsim, parandalimin e semundjeve,etj. Por ajo qe ndoshta nuk dini eshte se zakone te vogla te perditshme,apo ngjarje dhe rrethana ne te kaluaren tuaj, mund te ndikojne sesa gjate dhe sa mire do te jetoni. Studimi i fundit mbi jetegjatesine, tregon nese jeni ne rrugen e duhur per te jetuar sa me gjate dhe nese jo, keshillat per t\'u permiresuar.
Shenje: Nena ju ka lindur ne moshe te re
Nese nena juaj ka qene nen 25 vjec, atehere ka gjasa qe ju te jetoni deri ne 100 vjec, krahasuar me dike qe ka lindur nga nje nene me moshe me te madhe. Sipas shkencetareve nga Universiteti i Chicago-s, gjate riprodhimit, marrin pjese vezoret me te mira te nenave te reja duke dhene keshtu femije me te shendetshem.
Shenje: Ju pelqen caji
Si caji jeshil dhe ai i zi permbajne doza te koncentruara te katekinave, substanca qe ndihmojne enet e gjakut te relaksohen dhe mbrojne zemren tuaj. Sipas nje studimi te kryer tek 40,000 gra dhe burra ne Japoni, tregoi se ata qe pinin 5 apo me shume filxhane me caj jeshil kishin me pak tendence te vdisnin nga semundjet e zemres apo infarkti. Studime te kryera me cajin e zi, treguan rezultate te ngjashme.
Keshille: Mjafton vetem 1 apo 2 gota caj si fillim per ti bere mire zemres tuaj. Ne cdo rast, sigurohuni qe caji te jete i fresket. Nese i shtoni uje, kini parasysh qe katekinat fillojne te shperbehen pas disa diteve.Gjithashtu studimet tregojne se po te shtoni qumesht, caji i humbet vlerat e tij. Keshtu qe shtoni vetem mjalte ose limon.
Ecni shume
Njerezit qe jane ne forme, pra ata qe ecin perreth 30 minuta ne dite, kane gjasa te jetojne me gjate se ata qe ecin me pak, pavaresisht nga pesha e tyre trupore.Gjithashtu, grate qe jane mbi peshe, mund ta permiresojne shendetin e tyre thjesht duke i shtuar 10 minuta aktivitet rutines se tyre te perditshme.
Shenje: Evitoni gazrat
Shkencetaret ne Boston zbuluan se edhe sikur te pini Coca Cola dietike, ju e dyfishoni rrezikun per sindromen metabolike - qe eshte nje perzjerje gjendjesh fizike si - tension i larte,nivele te larta te insulines, teprice dhjamore rreth zones se belit, rrezik per diabet dhe semundje zemre.
Keshille:
Pini caj nese keni nevoje per kafeine, dhe nese keni nevoje per gaz, pini pak uje mineral te perzjere me leng frutash.Duke kontrolluar presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit dhe te sheqerit, ju i keni shtuar 6-9 vite te shendetshme jetes tuaj.
Shenje: Keni kembe te forta
Te kesh gjymtyre te forte do te thote balance e mire, fleksibilitet, dhe rezistence.Mekalimin e moshes, keto faktore jane te rendesishem per te parandaluar rrezikun e rrezimit,demtimit, frakturave etj.
Shenje: Konsumoni ushqime ngjyre vjollce
Rrushi i zi,manaferrat,vera e kuqe,pra te gjitha ushqimet me ngjyre te thelle kane perberes qe shmangin rrezikun per semundje te zemres. Polifenolet, substancat qe ndodhen brenda ketyre produkteve, i mbajne enet e gjakut dhe arteriet fleksible dhe te shendetshme.
Shenje: Keni pasur peshe normale gjate adoleshences tuaj
Personat qe kane qene mbi peshe gjate adoleshences kane me shume gjasa te vuajne nga diabeti ne moshe madhore. Dhe personat me diabet mund te preken me lehte nga semundjet e zemres.
Shenje: Nuk ju pelqejne ushqimet e shpejta (hamburger, etj)
Konusmimi i tepert i mishit te kuq shton rrezikun per kancer. Ekspertet nuk jane te sigurt perse mishi i kuq dhe nen-prodhimet e tij, si sallam,proshute,etj, jane kaq te demshme, por ata dyshojne per substancat qe formohen mbasi mishi gatuhet.
Keshille: Mund te hani me raste nje hot-dog apo nje sufllaqe por nuk duhet ta beni zakon.
Shenje: keni mbaruar universitetin
Nga nje studim i fundit ne Universitetin e Harvard-it,u zbulua se njerezit e shkolluar kane jetegjatesi me te madhe se njerezit me me pak vite shkolle. Kjo, sipas tyre, per faktin se njerezit e shkolluar kane me pak gjasa per te pire duhan. Nga studimi del se pjesa me e madhe e duhanpiresve nuk e kane kryer arsimin e larte.
Shenje: Ju pelqen shoqeria e njerezve te tjere
Marredheniet e mira me njerezit e tjere sherbejne si nje antidot kunder stresit.Vetedija se keni prane njerez qe ju duan dhe ju ndihmojne, ju mban te shendetshem si nga ana mendore dhe ajo fizike.Stresi kronik dobeson sistemin imunitar dhe pershpejton plakjen e qelizave. Gjithashtu eshte e rendesishme shoqerimi menjerez qe kane te njejta zakone si ju dhe jetojne ne menyre te shendetshme.
Shenje: Nuk mbani pastruese
Thjesht duke perdorur fshesen me korent, duke lare dyshemene apo dritaret per me shume se nje ore, nje person mund te djeg mesatarisht 285 kalori, duke shmangur rrezikun e vdekjes me 30%.
Shenje: C\'eshte me kryesorja: Jeni optimist
Njerezit qe kane nje kendveshtrim pozitiv per jeten, nje kuptim per gjerat qe bejne jane me te shendetshem se personat qe nuk ndjehen mire me veten e tyre.
IkubInfo