Ndotja e liqenit te Fierzes rrezik epidemie

Ndotja e liqenit te Fierzes, rrezik epidemie

Pavarësisht pastrimit të vazhdueshëm , liqeni i Fierzës vazhdon ende të jetë i ndotur nga mbetje të shumta që derdhen atje, duke u bërë burim epidemie dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

Ekspertë të mjedisit janë vënë në lëvizje menjëherë pas shqetësimeve të banorëve të lagjes “Kovaç”, dhe frikës së tyre për shpërthimin e ndonjë epidemie të mundshme nga uji i ndotur që ka mbërritur në dyert e shtëpive të tyre. Ata kanë marrë kampionë nga liqeni për të kontrolluar ndotjen.

Gjithashtu dhjetëra forca të Ushtrisë të Komandës së Mbrojtjes Rajonale të Kukësit, janë shpërndarë për pastrimin në jug të liqenit nga Ura e Drinit të Zi deri tek Gostili i Vjetër.  Mësohet se mund të blihet një anije vetëpastrimi për sipërfaqen e liqenit, por Ministria e Mjedisit nuk ka përcaktuar një fond për këtë objekt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama