Trajneri i ri i Laçit, Ramadan Ndreu e ka nisur me humbje aventurën e tij në stolin e Laçit pasi pasi u mund1-2 nga Flamurtari. Në mikrofonin e 'Supersport" pas ndeshjes ai e ka vënë theksin te Kupa duke pohuar se ndoshta ekipi e ka pasur mendjen te ky trofe. "Në pjesën e parë ishim shumë mirë, në çdo drejtim, duke dominuar me lojë e në aspektin fizik. Në pjesën e dytë doli një sëmundje e vjetër e jona dhe skuadra ra ndjeshëm. Jam shumë i pakënaqur nga skuadra, që nuk m'u duk mirë as fizikisht dhe as psikologjikisht.
Tashmë në ndeshjet e ardhshme do të na duhet shumë kujdes, sidomos në menaxhimin e rezultatit. Është e vërtetë që në një farë mënyre ndeshja kundër Skënderbeut ishte në mendjen tonë dhe ka ndikuar sot, sepse kupa është prioriteti i klubit", deklaroi pas ndeshjes trajneri i Laçit.