Ramadan Ndreu është shprehur i lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij, Laçit në finale të Kupës së Shqipërisë.Trajneri i kurbinasve theksoi që humbja në Korçë ishte tepër e "bukur" pasi u siguroi dhe finalen.
"Ishte një ndeshje e vështirë. Megjithëse duhet të pranoj se kjo humbje ishte e "bukur" pasi kaluam në finale. U përpoqëm të ruanim avantazhin e takimit të parë dhe e shfrytëzuam. Tentuam të shfrytëzonim gjithashtu hapësirat që linte kundërshtari që të gjenim rrjetën. Skënderbeu vinte dhe nga një periudhë jo e mirë besoj dhe kjo ishte pak në favorin tonë".
Finalja
"Kemi mjaftueshëm kohë për tu përgatitur për atë përballje. Vetëm një ndeshje është dhe momentalisht nuk jemi në lartësinë e duhur, pasi kemi patur probleme në sulm, por do të përpiqemi të dalim përpara me Cetkoviç".