Ndreu Kukesit ja dime piken e dobet e mundim ne finalen e Kupes

Ndreu: Kukësit ja dimë pikën e dobët, e mundim në finalen e Kupës

Ramadan Ndreu i është gëzuar pikës së marrë ndaj Kukësit. ndreuTrajneri i Laçit u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës së tij dhe theksoi që janë gati për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja

"Në përgjithesi ndeshja prodhoi tension se sa lojën e futbollit. Dhe kjo është paksa dhe normale për shkak se janë dy skuadra që kanë rivalitet mes tyre në dy vitet e fundit . Ishte një moment që penalltia ndryshoi rrjedhën e lojës, më pas e kërkuam golin dhe ja dolëm të barazonim. Nuk ishim në gjendjen tonë më të mirë, kishte shumë tension dhe pak rendiment. Mendoj që loja ishte e mirë në përgjithësi, nuk patëm shumë rrezik në pjesën prapa. Jam i kënaqur me pikën që morëm dhe ndeshjen që zhvilluam.".

Finalja e Kupës

"Sot kishim përgatitur ndeshjen për të matur nivelin për finalen e Kupës, për të parë se ku jemi. Ndeshja e sotme ishte një finale e parakohshme dhe mendoj që jemi në rrugën duhur, pavarësisht se duhet të tregohemi më të kujdesshëm që të godasim kundërshtarin në pikat e dobëta që ka. Mësuam dhe diçka të re tek kundërshtari që do të na shërbejë për finalen. Edhe me ardhjen e Buljan jemi ok, gati për finalen. Lojtarët kanë fituar dhe besim pas atyre rezultateve negative që pësuan më parë. Mendoj që finalja do të jetë në krahun tonë".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama