Ramadan Ndreu i'a faturon humbjen gjyqtarit të takimit në "Adush Muça". Trajneri aktual i Laçit në një prononcim për Super Sport u shpreh i mërzitur për humbjen e pësuar ndaj Bylisit."Mrekullia nuk ishte e atij që bëri ekzekutimin, ishte e arbitrit ai dha dy tre faulle të paqena, nuk e di pse e dha atë faull, se kuptoj. Më vjen keq që arbitri u bë protagonist. Mendoj që kemi 4-5 ndeshje që penalizohemi nga arbitrat. Gjithsesi kampionati nuk ka mbaruar akoma, i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një skuadër që nuk ka probleme për të rënë nga kategoria.
Për skuadrën
Më kënaq fakti që skuadra sot në Ballsh zhvilloi një lojë të mirë në fazën mbrojtëse, pavarësisht dy tre rastëve që ja krijoi arbitri në mënyrë të habitshme. Ndeshjen e radhës e kemi me Vllazninë dhe e vlerësojmë dhe duhet të përqëndrohemi për këtë sfidë. Kalendari na favorizon, më ngroh loja e mirë që në ndeshjen me vllazninë do të rikthemi.