Ndricimi-Veliaj Po rikuperojme punen e kater viteve ne nje kohe rekord

veliaj-TIRANË, 28 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se po rikuperojmë punën e katër viteve të bashkisë së Tiranës në një kohë rekord.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në një postim në statusin e tij zyrtar ne Facebook, shprehet se "po mundohemi të rikuperojmë 4 vite rrënim në kohë rekord. Na ndihmoni t'i ruajmë nga abuzimet, është qyteti ynë ky! Faleminderit për durimin. ?#?TiranaNePune".

Veliaj në postimin e tij sjell imazhe nga puna për ndriçimin e qytetit të Tiranës që vazhdon dhe në orët e vona të se mërkurës. /f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama